6.1 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Liverpool në garë me Chelsea-n dhe Arsenal-in për yllin 100 milionësh të Brighton

Liverpool thuhet se është gati të luftojë Arsenal-in dhe Chelsea-n për të nënshkruar me yllin e Brighton, Moises Caicedo.

21-vjeçari ekuadorian e ka pushtuar Premier League-n që kur shkoi në “Amex” fillimisht nën drejtimin e trajnerit aktual të Chelsea-t, Graham Potter.

Nën menaxherin aktual, Roberto De Zerbi, i cili është i dëshpëruar për të mbajtur asin,  zhvillimi i Caicedo-s ka vazhduar me një ritëm të shpejtë, me Brighton që vazhdon të ngjitet në tabelë.

“The Sun” raportoi këtë javë se si Arsenal-i, i cili tashmë ka rrëmbyer një lojtar nga “Pulëbardhat” këtë muaj, i ishte bashkuar garës për nënshkrimin e tij.

Chelsea u raportua të ketë pasur një ofertë prej 55 milionë paundësh që u refuzua javën e kaluar, pasi Brighton kërkoi 100 milionë paund.

Dhe mesfushori ka punësuar gjithashtu një agjent të ri pasi spekulimet shtohen për të ardhmen e tij. Tani guru i transferimeve, Fabrizio Romano ka ofruar një përditësim të ri mbi situatën.

“Tre klube po eksplorojnë marrëveshjen e Caicedo-s pas deklaratës së agjentëve të rinj: Chelsea, Arsenal dhe Liverpool janë të informuar për situatën. Brighton, nuk ka për qëllim të shesë nëse nuk marrin një propozim vërtet të madh”, shktoi Romano në Twitter.

Anësori Leandro Trossard iu bashkua Arsenal-it në një marrëveshje prej 27 milionë paundësh nga Brighton dhe bëri debutimin e tij gjatë fitores 3-2 ndaj Manchester United të dielën.

“Pulëbardhat” janë bërë rekrutues serialë të talenteve më të mirë, të cilët më pas kthehen për një diferencë të madhe fitimi, siç dëshmohet nga shitjet si Marc Cucurella, Ben White dhe së fundmi Trossard.

Trossard mbërriti në stadiumin “Amex” në 2019 për vetëm 18 milionë paund, ndërsa tarifat përkatëse që morën për Cucurella dhe White panë që Brighton të merrte më shumë para se sa u kushtoi për të ndërtuar stadiumin e tyre.

Caicedo do të jetë emri i radhës në atë listë të blerjeve fitimprurëse nga klubi, pasi ai i kushtoi atyre vetëm 5 milionë paund nga Independiente del Valle dy vjet më parë.

Dhe çmimi i tij mund të rritet mes interesit të Liverpool-it.

“Reds” kanë duruar një fushatë të mjerueshme deri më tani dhe Jurgen Klopp besohet se po kërkon të forcojë mesfushën e tij të plakur përpara sezonit të ardhshëm.

/Albanianpost.com

Më Shumë

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovës

Sot shënohet 27-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 27 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin...

Lajmet e Fundit