7.7 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

“Loyola-Gymnasium” organizon program festiv për nder të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri

Në prag të festave të fundvitit, Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, nxënësit e “Loyola-Gymnasium” kanë shfaqur të premten para të pranishmëve një program të pasur me këngë e pjesë koreografike.

Drejtori i “Loyola-Gymnasium”,  Enver Sulaj i ka përgëzuar nxënësit dhe mësimdhënësit për punën me përkushtim dhe sukseset e lakmueshme, ndërkohë e ka falënderuar për kontributin e deritanishëm drejtorin ekzekutiv të ALG-së, z. Elias Koller, i cili karrierën e tij profesionale do ta vazhdojë jashtë Kosovës.

Bashkë me kolektivin e ALG-së, të pranishëm në këtë program festiv ishin edhe mysafirë nga Gjermania.

Më Shumë

61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Në gjendje të dehur shkaktoi aksident në Prizren, i lënduar rëndë dërgohet për tretman në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku në Prizren, ku një person në gjendje të dehur me veturë ka goditur një veturë...

Lajmet e Fundit