20.1 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Malishevë: Po vazhdojnë kërkimet në ditën e katërt për gjetjen e Muharrem Berishës

Sot po vazhdojnë kërkimet në ditën e katërt për gjetjen e Muharrem Berishës, nga Gurbardhi i Malishevës, i cili nga data 24 qershor, është raportuar i zhdukur. Gjatë ditëve të kaluara janë zhvilluar operacione të kërkimit, në të cilën kanë marrë pjesë të gjitha organet përkatëse dhe vullnetarë të shumtë, ndërsa kërkimet po vazhdojnë edhe sot nga orët e mëngjesit.

Sipas komandantit të policisë, Halit Mazreku, drejtoria komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim, me të marrë informacionin për zhdukjen e personit në fjalë, menjëherë ka aktivizuar të gjitha mekanizmat përkatës dhe po e drejton operacionin e kërkimit.

Në këtë kërkim, krahas organeve kompetente komunale, të cilat janë në bashkëpunim të ngushtë me Agjencionin për Menaxhimin e Emergjencave (AME), po marrin pjesë edhe ekipet e specializuara për kërkim dhe shpëtim të FSK-së, njësitë e specializuara të policisë, përfshi edhe njësinë K9, shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtim në Malishevë dhe qindra vullnetarë.

Me këtë rast, Komuna apelon tek të gjithë banorët e zonës që të jenë bashkëpunues dhe çdo informatë të shkojë përmes vijës institucionale dhe të njoftohen organet kompetente.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit në Prizren. Zëdhënësi i Policisë për Regjionin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka...

Dom Kelmend Spaqi varroset sot në Velezhë të Prizrenit

Më 2 prill, për priftin Dom Kelmend Spaqi është ndarë medalja Presidenciale “Shën Nëna Terezë”, për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e humanizmit, veprimtarisë...

Delirium

Lajmet e Fundit