18.7 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Hedh mbeturina në hapësirë publike, gjobitet me 200 euro dhe detyrohet t’i pastrojë në Suharekë

Një qytetar është gjobitur me 200 euro pasi ka ndotur hapësirën publike duke hedhur mbeturina, ndërsa është detyruar edhe që t’i largojë ato.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Bali Muharremaj, i cili theksoi se institucionet komunale po veprojnë në përputhje me ligjin.

“200 euro gjobë dhe natyrisht ai që e dëmtoi hapësirën publike me hudhje të mbeturinave po e largon. Aty ku kemi kompetenca veprojmë me përgjegjësi sipas ligjit”, ka deklaruar Muharremaj, raporton PrizrenPress.

Ai ka folur edhe për shqetësimet e qytetarëve lidhur me situatën e mbeturinave dhe moslargimin e tyre nga kompania rajonale.

“E di. Dhe ju kuptoj që është shqetësim edhe çështja e moslargimit të mbeturinave nga Eko-Regjioni, mirëpo qëndrimet e mija tashmë janë publike dhe të gjithë jemi të informuar me situatën”, është shprehur ai.

Në fund, i pari i Suharekës ka bërë thirrje për bashkëpunim për tejkalimin e situatës.

“Mendoj se së bashku duhet të veprojmë për zgjidhje, që ta rregullojmë edhe atë çështje dhe t’i kthehemi normalitetit”, ka përfunduar Muharremaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spital – dëmi rreth 400 mijë euro

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në një fabrikë në fshatin Mushnikovë të Prizrenit. Rastin për Klankosova.tv e ka...

Ari e veturë e sekuestruar, policia jep detaje për arrestimin e të dyshuarve për vjedhje në Prizren

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje për arrestimin e një personi në Prizren për vjedhje. Nga Policia bëhet e ditur se i arrestuari, M.G ,...

Lajmet e Fundit