12.8 C
Prizren
E hënë, 27 Mars, 2023

Maqedonët i gëzohen mungesës së Muriqit, ja çfarë mendojnë për Nuhiun

Kombëtarja e Kosovës këtë të enjtë (8 tetor) luan ndeshjen historike ndaj Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Play-Offit të Ligës së Kombeve, shkruan Insporti.

Vendasit shihen favorit pas mungesave të shumta te Kosova, ku bien në sy Mirlind Kryeziu, Idriz Voca, Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Amir Rrahmani.

Maqedonasit i gëzohen lajmit të mungesës së Muriqit, duke e cilësuar si humbje të madhe për Kosovën.

“Zëvendësimi i Muriqit me shumë gjasë është Nuhiu, i cili është i gjatë, i fortë fizikisht dhe i mirë në duele, por ai është shumë i ngadalshëm. Ndërprerjet e lojës tani bëhen shumë të rëndësishme.” – shkruhet në faqet sportive të Maqedonisë së Veriut.

Takimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës luhet në stadiumin e Shkupit me fillim nga ora 20:45./Insporti.com/

Më Shumë

Vetura godet një fëmijë në Prizren

Një fëmijë është goditur nga një veturë, e cila është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas trajtimit mjekësor është...

I dashuri ia pagoi biletën në rend të parë, por e ndau pasi pa Chris Brownin duke i bërë vallëzim sensual të dashurës së...

Chris Brown bëri që një çift të ndahej pasi ai bëri një vallëzim provokues mbi prehrin e një femre në një nga koncertet e...

Vjedhje në Rahovec

Lajmet e Fundit