9 C
Prizren
E martë, 29 Prill, 2025

Mbledhja e 100-të, Kurti: Patëm rritje ekonomike historike

Qeveria e Kosovës po mban sot mbledhjen e 100-të të saj.

Në të, një fjalë hyrëse ka mbajtur i pari i Qeverisë, Albin Kurti.

Ai ka folur për disa nga të arriturat, sfidat e problemet që ai konsideron se Qeveria e tij është përballur me to.

“Kemi mbajtur 100 mbledhje dhe si moment është i përshtatshëm për të veçuar disa nga të arriturat kryesore. Duke u udhëhequr nga zotimi ynë elektorale punë dhe drejtësi ne kemi premtuar se do të ndërmarrim ndryshime sistemore krahas llogaridhënies”, tha Kurti.

“Janë ndalur ndërhyrjet politike në procesin e emërimeve. Janë ngrirë mbi 3 milionë euro në kuadër të hetimeve për financim të paligjshëm dhe shpërlarje të parave. Është dërguar raport në prokurori nga kontratat që i kemi trashëguar për kinse rregullim të shtretërve të lumenjeve, dhe pikërisht aty ne vazhdojmë të kemi vërshime. Është formuar taskë-forca për parandalimin e keqpërdorimit të subvencioneve. Janë anuluar qindra projekte si rezultat i mungesës së dokumentacionit. Është fituar një rast në Arbitrazh, ku buxhetit i janë kursyer 65 milionë euro. Kemi zgjidhjen e problemit shumëvjeçar për mosnjohje të diplomave. Në përgjithësi janë shlyer obligimet e trashëguara financiare gjatë viteve”, tha Kurti.

Ai përmendi edhe sistemin e drejtësisë, teksa për gjyqësorin tha se po tregohet jo-efikas.

“Kemi të trashëguarit e proceseve të fragmentuara e të dyfishuara të planifikimit, dhe jemi në proces të unifikimit në një të vetëm. Kemi trashëguar jofleksibilitetin e ligjit aktual për zyrtarët publik, kemi mungesën e politikave strategjive. Rreth 400 ligje janë në kundërshtim me njëra tjetrën. Natyrisht që tash nevojiten projektligje për plotësim ndryshim. Domosdoshmëria e reformës në Adminsitratë dhe mungesa e kapaciteteve profesionale. Kemi mungesë të memories institucionale. Sistemi i drejtësisë është përgjithësisht jo-efikas. Me krizat e njëpasnjëshme Qeveria është përballur. Kjo situatë ka ndikuar që planifikimet të jenë më afatshkurta. Kemi edhe rritjen e çmimeve që ka ndikuar në mungesën e investimeve kapitale. Neglizhencën, vonesat në punë dhe jo-llogaridhënia nga pjesëtarë të administratës”, tha ai.

Kurti s’u ndal me kaq, tha se nën Qeverinë e tij ka rritje “historike ekonomike”.

“Një vit e gjysmë rritje dhe antikorrupsion. Kemi rikthyer sistemin e financave publike në binar duke ulur borxhin publik. Kemi ofruar mbi 750 mbështetje për qytetarët dhe bizneset. Kemi rritjen ekonomike historike në vendin tonë. Në vitin 2021 të hyrat e doganës janë rritur për 30.8 për qind. Kemi shlyerje të borxheve qindra milionë euro. Kemi bërë luftim të pakompromis të punës jo-formale dhe kontrabandës. ATK ka parandaluar dëmtim të buxhetit për mbi 12 milionë euro”, tha kryeministri.

Më Shumë

Akti 3 i gjysmëfinaleve

“Play-off”-i i ProCredit Superligës po vazhdon me spektakël. Ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale dhuruan spektakël të basketbollit, derisa palestrat janë të mbushura për të hijeshuar...

Bashkimi përmbys Pejën pas dramës në Prizren – një hap larg finales

Bashkimi pas vazhdimeve arriti fitore ndaj Pejës me rezultat 84:78 (17:17, 12:17, 23:16, 17:19, 15:9). Tashmë Portokallezinjtë po udhëheqin 2:1 në serinë gjysmëfinale. Skuadra që...

Lajmet e Fundit