10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Mbyllet mulliri në Mamushë, banorët akuzojnë pronarët

Një shenjë e madhe “Stop” para mullirit ‘’Rizami’’ në qytezën e Mamushës, po u tregon qytetarëve se nuk kanë çfarë kërkojnë në këtë hapësirë.

Që nga 15 marsi, ky mulli qëndron i mbyllur derisa sipas banorëve të këtushëm, pronarët nuk po ua kthejnë në miell sasinë e grurit të cilën ata e kanë deponuar, raporton KOHA.

Në një telash të njëjtë kanë hasur edhe banorë nga Krusha e Vogël, të cilët kanë vite që bluajnë grurin e tyre në këtë vend.

Ndërsa thonë se pronarët e këtij mulliri po shfrytëzojnë krizën dhe panikun e krijuar nga koronavirusi për përfitime personale.

Sipas banorëve, mbyllja e mullirit u bë pa ndonjë njoftim nga pronarët, të cilët sipas tyre, nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim se pse ka ardhur ky vendim.

Televizioni ka provuar të marrë një qëndrim nga pronarët e këtij mulliri, por të njëjtit nuk kanë pranuar të deklarohen para kamerës.

Vetëm kanë shpjeguar se arsyeja e mbylljes së tij ka qenë për shkak të dezinfektimit të hapësirave brenda mullirit, pas një vendimi që sipas tyre, ua ka dhënë Komuna e Mamushës.

Derisa të njëjtën e kanë thënë edhe nga stacioni policor në këtë qytezë, vetë kryetari i kësaj komune Abdulahadi Krasniç, përmes telefonit, ka thënë të kundërtën.

Ai shtoi se komuna që ai udhëheq nuk ka pranuar asnjë vendim nga Qeveria për mbylljen e këtij mulliri.

Më Shumë

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, për të nderuar vepren e heroit të kombit, Fadil Vata. Përmes një postimi në...

Lajmet e Fundit