Coronavirusi/ Arrestohen dy pronarë të lokaleve në Malishevë, s’e respektojnë vendimin e qeverisë

Policia e Kosovës e ka arrestuar dy persona në Malishevë, pasi nuk kishin respektuar vendimin e qeverisë, për shkak të coronavirusit.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Senik, dje rreth orës 21:00.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Kurse rasti tjetër i njëjtë ka ndodhur në fshatin Panorcë, rreth orës 21:05.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Më Shumë

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Kolpa vjen në Prizren, konfirmohet për Rock & Blues Festival 2026

Prizren Rock & Blues Festival ka vazhduar zbulimin e artistëve që do të performojnë në edicionin e katërt të festivalit, duke konfirmuar grupin e...

Lajmet e Fundit