11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Mësimi në distancë po shkon shumë mirë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Hykmete Bajrami, ka thënë se mësimi në distancë nuk mund ta zëvendësojë qind për qind atë në shkollë. Megjithatë, statistikat që ka marrë dhe parë ministrja Bajrami, për mësimin në distancë, janë inkurajuese. Sipas saj, disa fëmijë të disa familjeve nuk kanë pasur mundësi ta ndjekin mësimin në distancë shkaku i mospasjes së pajisjeve smart. Ajo ka thënë se është një numër i madh i kyçjes së mësimit në distancë të nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve.

“Procesi i mësimit në distancë ka filluar më 23 mars dhe normalisht nuk është një proces i cili qind për qind mund të zëvendësojë mësimin në shkollë, mirëpo ka shkuar shumë mirë meqenëse kemi një numër shumë të madh të kyçjes së mësimit në distancë të nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve. Statistikat që na vijnë nga terreni janë mjaft inkurajuese, përveç disa familjeve të cilat janë në numra shumë të vegjël ose në përqindje të vogla e në pamundësi të pajisjeve smart nuk po kanë mundësi ta ndjekin mësimin, ndërsa të tjerët janë gjithë duke e ndjekur”, ka treguar Bajrami.

E për vlerësimin e nxënësve në këtë kohë, Bajrami ka thënë se është përpiluar një udhëzues dhe vlerësimi i nxënësve do të bëhet në përputhje të atij udhëzuesi. Ndër të tjera, ajo ka theksuar se në vlerësim do të futet edhe aktiviteti i fëmijëve gjatë mësimit në distancë. Të gjitha klasat kanë kontaktet e tyre përmes grupit të viberit dhe e-mailit, ku edhe po përcillen detyrat e shtëpisë dhe në njëfarë forme secili mësues arsimtar e di për angazhimin e nxënësit të tij në bazë të detyrave, ka thënë ajo për EO.

“Para dy jave e kemi përpiluar një udhëzues për vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në distancë dhe tani më të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë e kanë këtë udhëzues në dorë dhe vlerësimi do të bëhet koonform atij udhëzuesi dhe këtë udhëzues e kanë hartuar ekspertët më të mirë të arsimit në Kosovë dhe regjion. Përpos mësimit i cili po zhvillohet për klasën një deri në të nëntën, të gjitha klasat kanë kontaktet e tyre përmes grupeve të viberit, e-mailave të tjerë dhe po përcillen detyrat e shtëpisë dhe në njëfarë forme secili mësues arsimtar e di për angazhimin e nxënësit të vet në bazë të detyrave dhe janë dhanë udhëzime qysh në fillim të procesit se si të procedohet me pranimin dhe dorëzimin e këtyre detyrave dhe vlerësimin e tyre. Po ashtu në udhëzues kemi përcaktuar edhe kritere të tjera të cilat po merren parasysh gjatë vlerësimit”, ka thënë Bajrami.(Epoka e re)

Më Shumë

Dramë e madhe në Suharekë – super derbi me katër gola

Ballkani dhe Drita ka luajtur një ndeshje të madhe duke barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të derbit të javës së 30-të të Superligës...

Suharekë: Sot varroset personi që dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sdjeshme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Lajmet e Fundit