11.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Messi do ta ketë pagën te Barcelona katër herë më të vogël se sa që e ka te PSG

Lionel Messi mund të kthehet në Barcelonë, më saktësisht, sapo të fillojë afati kalimtar i verës kur i skadon kontrata ekzistuese me Paris Saint-Germain.

Lajmi është dhënë sot nga shumë media të besuara, ndërsa së fundmi për këtë gjë ka shkruar edhe gazetarja argjentinase Veronica Brunati.

“Lionel Messi ka pasur bisedime me njerëzit e Barcelonës. Ai do të fitojë 10 milionë euro në sezon. Ai e bën këtë në mënyrë që rikthimi i tij në klub të përshtatet në planet ekonomike të gjigantit katalanas. Në asnjë moment të negociatave nuk u flit për para”, ka shkruar Brunati.

Më herët gjatë ditës së sotme, Barcelona gjithashtu konfirmoi se po punon në mënyrë aktive për kthimin e Messit në klub.

Përkatësisht, nënkryetari i Barcelonës, Rafa Yuste, është njeriu i parë nga klubi që konfirmon se kontakti tashmë ka ndodhur.

Messi ka marrë ofertë nga PSG për të vazhduar bashkëpunimin, por ende nuk ka vendosur se çfarë dëshiron.

Këtë sezon, në 32 ndeshje, ai shënoi 18 gola dhe asistoi 17 prej tyre, por klubi u eliminua në fazën e parë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Argjentinasi fiton te PSG diku mbi 40 milionë euro në sezon.

Tifozët e PSG-së e fajësojnë Messin për mungesën e angazhimit dhe duan që ai të largohet nga klubi. /Telegrafi/

Më Shumë

Totaj: Amerikanët janë lodhur me Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi se amerikanët janë lodhur nga qasja e Qeverisë Kurti dhe se durimi i tyre po përfundon. “Duhet...

I shkaktuan vazhdimisht dhunë psikike – viktima nga Malisheva përfundon në QKUK

Një grua nga Malisheva ka përfunduar për trajtim mjekësor në QKUK, si pasojë e ushtrimit të dhunës psikike ndaj saj nga dy persona. Rasti ka...

Lajmet e Fundit