19.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Messi nga nesër lojtar i lirë, por mund të rinovojë përsëri me Barcelonën pas rikthimit nga Argjentina

Lionel Messi është duke e  shijuar ditën e fundit të kontratës me Barcelonën, transmeton Sinjali Sport.

Argjentinasit i skadon kontrata sot (e mërkurë), por pritet që në ditët në vijim të rinovojë kontratën.

Këtë e ka paralajmëruar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

“Lionel Messi do bëhet agjent i lirë në 24 orët e ardhshme. Por, është vetëm çështje ditëve – pastaj do rinovojë kontratën me Barcelonën deri në qershor të vitit 2023”.

Messi mesa duket është bindur me transferimet e Barcelonës dhe beson në projektin fitues.

Sidoqoftë, Leo është duke u paraqitur me Argjentinën në Copa America dhe një nga mundësitë e fundit trofe me kombëtare është kjo.

Më Shumë

Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në dy vende të ndryshme në Prizren brenda gjysmë ore. “Kanë qenë dy aksidente rreth orës 16:00 dhe 16:30. Në...

Komuna e Prizrenit apelon për kujdes ndaj zjarreve

Për shkak të temperaturave të larta dhe motit të thatë që po mbizotëron në rajon, Komuna e Prizrenit ka ngritur alarmin për rrezikun në...

Lajmet e Fundit