35 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Migjen Kelmendi largohet nga PDK’ja

Migjen Kelmendi është larguar nga Partia Demokratike e Kosovës, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se po largohet nga partia që t’u krijojë hapësirë njerëzve të ri.

“Sot mendoj se i ndihmoj tue u terheq dhe tue krijue hapsine per emna te ri dhe njerez te ri, sepse partia ka shume nevoje me u riperterie dhe me krijue nji fabul te re.

Besoj se partia ka me perballue kete periudhe kur po duhet me vazhdue, perkohesisht, pa themeluesit e saj, dhe ka me arrite me rifitue vendin e saj meritor ne spektrin partiak te Kosoves”, ka shkruar Kelmendi.

Ai ka thënë se këtë vendim e ka marrë më 6 qershor, por se i është kërkuar që të pres deri në përfundimin e procesit të zgjedhjes së kryetarit dhe Kryesisë.

“(PS. Kjo deklarate asht shkrue me 6 Qershor, por me lutjet e miqve te mij, mu kerkue me botue mbasi te kryhet procesi i zgjedhjes se kryetarit dhe kryesise se re.)”, thuhet në postimin e tij./Gazeta Express

Postimi i tij i plotë:

ERDHI KOHA ME EC…

E bana nji cope udhe me PDK. Avantura jeme politike dhe angazhimi jem ne kete parti ma shume ishte simbolik, tue dashte me i dhane nji perkrahje modeste reformave te saponisuna asokohe ne parti.

Une s’jam i marruem prej partie,  ju bashkova ne nji moment kritik me qellimin e sinqerte me kontribue e ndihmue, bash kur asht zor.

Sot mendoj se i ndihmoj tue u terheq dhe tue krijue hapsine per emna te ri dhe njerez te ri, sepse partia ka shume nevoje me u riperterie dhe me krijue nji fabul te re.

Besoj se partia ka me perballue kete periudhe kur po duhet me vazhdue, perkohesisht, pa themeluesit e saj, dhe ka me arrite me rifitue vendin e saj meritor ne spektrin partiak te Kosoves.

(PS. Kjo deklarate asht shkrue me 6 Qershor, por me lutjet e miqve te mij, mu kerkue me botue mbasi te kryhet procesi i zgjedhjes se kryetarit dhe kryesise se re.)

Prishtine, 6 Gusht 2021

Më Shumë

Mot i nxehtë: Temperaturat arrijnë deri 37°C

Për ditën e sotme parashikohet mot me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Sipas IHMK-së, gjatë ditës, në pjesën perëndimore priten edhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale...

Vazhdojnë besnikërinë te Liria: Elshani dhe Susuri qëndrojnë në Prizren

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Lirisë së Prizrenit, Egzon Elshani dhe Xhevat Susuri, kanë rinovuar kontratat dhe do të jenë pjesë e...

Lajmet e Fundit