Miratohet strategjia për rini, përkrahja e rinisë prioritet i ministrit Gashi

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar sot Strategjinë e Rinisë 2019-2023. Dokumenti strategjik trajton preokupimet e kohës së sotme të të rinjve nga mosha 15 – 24 vjeç dhe politikat ndër sektoriale në përputhje me legjislacionin në fuqi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Me këtë rast, ministri Gashi tha se duke pasur parasysh nevojat e mëtejme dhe realizimin e kërkesave nga të rinjtë, si dhe paraqitjen e kërkesave në rrethana të reja lidhur me zhvillimet e sotme rinore në Kosovë, ndihet një nevojë e theksuar për të vazhduar rrugën e përkrahjes së rinisë.

“Kjo është strategji gjithëpërfshirëse e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ka për synim përmirësimin e situatës së të rinjve të grup-moshave 15 – 24 vjeç, duke përfshirë të gjitha palët e interesit si nga sektori qeveritar ashtu edhe nga ai joqeveritar dhe po ashtu të nxitë edhe bashkëpunimin ndërmjet organizatave rinore veprimtaria e të cilave lidhet me rininë, si dhe ndërmjet organizmave qendrorë dhe atyre komunalë për të fuqizuar politikat dhe programet rinore”, tha ministri Gashi.

Ai po ashtu theksoi: “Qëllimi kryesor është ideja e përafrimit të të rinjve kosovarë me parimet dhe praktikat më të mira evropiane, në veçanti me nevojat që i ka rinia në vendin tonë. Është mendim pragmatik se të rinjtë kosovarë janë gjithashtu të rinj evropianë dhe si të tillë ata duhet të synojnë që të realizojnë të drejta të njëjta sikurse edhe gjetiu në Evropë në fushën e pjesëmarrjes, edukimit, shëndetit, sigurisë njerëzore, punësimit, sportit, kulturës dhe rekreacionit”.

“Po ashtu, një ndër qëllimet e kësaj strategjie është edhe përkrahja e të rinjve në fushën e inovacionit dhe të ideve kreative, lëmi e cila konsiderohet si një element i rëndësishëm që ndikon në ofrimin e mundësive të reja për të rinjtë”, u shpreh Gashi.

Ai mes tjerash tha: “Ky dokument strategjik do të jetë një mundësi për rininë në Kosovë që të jenë edhe më aktiv dhe më kërkues dhe në anën tjetër të jenë pjesëmarrës dhe vendimmarrës në proceset në Kosovë”.

Më Shumë

Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se ka filluar procesi i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore për maturantët në të...

Aksidentohet një kamion në autostradë, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një aksident me një kamion ka ndodhur sot paradite në autostradë, në drejtimin Prizren-Prishtinë. Për pasojë dy persona kërkuan ndihmë mjekësore. Lajmin për Gazetën Express...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit