Hajdari: Mbi 20 milionë euro investime në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se ky institucion shëndetësor po kalon nëpër një proces të gjerë transformimi, me investime milionëshe në infrastrukturë, pajisje mjekësore dhe zgjerim të shërbimeve.

Ai tregon  se që nga dita e parë e marrjes së detyrës si drejtor, ka pasur si objektiv modernizimin e plotë të spitalit dhe ngritjen e tij në nivel të standardeve evropiane.

“Nga dita ime e parë si drejtor i spitalit ‘Prim. Daut Mustafa’ në Prizren, kam pasur vetëm një synim – transformimin e plotë të spitalit dhe kthimin e tij në një institucion me standarde evropiane. Sot, puna dhe përkushtimi ynë po kthehet në investime konkrete në çdo repart”, ka shkruar Hajdari në Facebook.

Ai njoftoi se gjatë ditës së djeshme në spital kanë qëndruar për vizitë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe zëvendësministri Arsim Berisha, të cilët kanë parë nga afër punimet që po zhvillohen në repartet e Pediatrisë dhe Internos.

Sipas Hajdarit, vetëm gjatë vitit 2025 janë realizuar rreth 3 milionë euro investime, ndërsa gjatë vitit 2026 janë në proces edhe 5 milionë euro të tjera në projekte kapitale. Ai bëri të ditur se edhe për vitin 2027 janë planifikuar investime shtesë prej 5 milionë eurosh.

“Nga viti 2022 e deri më sot, shifra e investimeve të përfunduara, në proces dhe të planifikuara kap vlerën e 13.4 milionë eurove. Me mbi 5 milionë euro të tjera të planifikuara për vitet 2028-2029, totali arrin në rreth 20 milionë euro, mbi pesëfish më shumë investime sesa në periudhën paraprake”.

Hajdari tregon se spitali tashmë po pajiset me infrastrukturë moderne dhe teknologji të avancuar mjekësore, duke synuar ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët dhe krijimin e kushteve më të mira për stafin shëndetësor.

Në fund, ai falënderoi Ministrinë e Shëndetësisë për mbështetjen e projekteve zhvillimore, si dhe punëtorët e spitalit për kontributin e tyre në realizimin e këtyre investimeve./ PrizrenPress.com

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Sot finalja e Ligës së Kampionëve: PSG apo Arsenal?

Liga më prestigjioze dhe më e ndjekur e futbollit evropian arrin sonte kulmin e saj, me zhvillimin e finales së madhe të Ligës së...

Dragashi organizon turne futbolli për fëmijë me rastin e 1 Qershorit

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Dragashit përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Lidhja...

Lajmet e Fundit