Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar tre persona.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, incidenti ka ndodhur mes dy grupeve të personave, ndërsa dy nga të përfshirët raportohet se kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin.

Përleshja ka eskaluar me shpejtësi, duke çuar në përdorimin e mjeteve të mprehta.

Policia e Kosovës ka konfirmuar  se rasti është në trajtim dhe se njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Aktualisht po mblidhen prova dhe dëshmi me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në këtë incident.
Tre personat e lënduar janë transportuar me autoambulancë për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht.

Më Shumë

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

Në datëlindjen e 90-të të ikonës së kinematografisë shqiptare

Nga Fahri Musliu Më 1 Qershor të vitit 1936, u lind në Sarajevë, i mbështjellë me pëlhurë (këmishëz), se ashtu thonë se lindin njerëzit me...

Lajmet e Fundit