16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Mjeku nga Prizreni tregon se si trembet ariu (Video)

Profesori dhe Specialisti i Protetikës Stomatologjike, dr. Kujtim Shala, tregon se si duhet të trembet ariu, në rastet kur njerëzit përballën me të.

Sipas tij, ariu e sulmon njeriun vetëm atëherë kur ndihet i kërcënuar.

“Shtazët e egra, por sidomos ariu, nuk e sulmojnë njeriun në kuptimin e gjahut, por vetëm kur ato ndihen të kërcënuara”, tregon ai, shkruan “PrizrenPress”.

Shala është anëtar i Shoqatës së Bjeshkatarëve “Sharri”.

Ai, i viziton rregullisht vendet malore.

Sipas tij, kohën e fundit shtazët e egra janë shpeshtuar në malet e Sharrit.

“Prezenca e shtazëve të egra dhe kontakti me to janë shpeshtuar në malet e Sharrit. Çdo javë e kemi parë ndonjë ari, ndonjëherë edhe dy gjatë ditës”, tregon ai.

“Ditëve të fundit janë shpeshtuar kontaktet me ariun në pjesën e shtegut rreth Kalasë së Prizrenit”.

“Gjatë kontaktit viziv nuk bën të vazhdohet ( të prehet rruga) as te kthehet shpina dhe të vrapohet. Në rastin e parë shtaza, do ta kuptojë si kërcënim, ndërsa në të dytin do t’i ngjallet instikti i ndjekjes “.

“Duhet ndaluar dhe me qetësi pa e kthyer shpinën duhet të ktheheni ngadalë”.

“Nëse ajo ngrihet në këmbë nuk do të ju sulmojë, por vetëm dëshiron t’ ju shef dhe t’ju përcjell se ku gjendeni dhe a po largoheni”.

“Nëse i keni parë këlyshët e saj, atëherë duhet të largoheni në drejtim në të cilin keni ardhur. Por, më së miri duhet të parandalohet “takimi”.

“Në mal duhet bërë pak zhurmë që shtazët t’ ju dëgjojnë dhe ato largohen vet pa u parë. Në realitet ariu do ta ndien erën tuaj në disa kilometra distancë, nëse erërat fryjnë në drejtimin e tij, por kur era ka drejtim të kundërt ai nuk ju ndien”.

“Të gjitha shtazët e egra frikësohen nga njeriu dhe e sulmojnë vetëm në raste kur ato ndihen të kërcënuara”.

“Janë edhe disa mjete parandaluese dhe mbrojtëse të cilat mund të përdoren”, tregon Shala./PrizrenPress.com/

Kontakti me Ariun në natyrëPrezenca e shtazëve të egra dhe kontakti me to janë shpeshtuar në malet e Sharrit. Çdo javë e kemi parë ndonjë ari, ndonjëherë edhe dy gjatë dites. Në terenin e hapur ( siç janë lartësit mbi 1800 mld ku nuk ka vegjetacion të gjatë-pyje, por shkurre dhe bari, ato lehtë e vrejnë njeriun dhe largohen. Ditëve të fundit janë shpeshtuar kontaktet e rastit me ariun në pjesën e shtegut rreth kalas ( Karapotoku) dhe Pasha qeshmes në Prizren. Ky teren është me bimësi të dendur dhe me konfiguracion të ndryshëm. Duhet ditur:-Shtazet e egra ( sidomos ariu) nuk e sulmojnë njeriun në kuptimin e gjahut por vetem kur ato ndihen të kërcënuara.Gjatë kontaktit viziv nuk bën të vazhdohet ( të prehet rruga) as te kthehet shpina dhe të vrapohet. Në rastin e parë shtaza do ta kuptojë si kërcënim ndërsa në të dytin do ti ngjallet instikti i ndjekjes së pres? ( gjatë hikjes)-Duhet ndaluar dhe me qetësi pa e kthyer shpinen duhet të ktheheni ngadale.-Nëse ajo ngrihet në këmbë nuk do të ju sulmojë por vetem dëshiron të ju shof dhe të ju përcjell se ku gjindeni dhe a po largoheni.Nësë i keni parë këlyshët e saj atëherë duhet të largoheni në drejtim në të cilin keni ardhur.Por më së miri duhet të parandalohet "takimi". Në mal duhet bërë pak zhurmë që shtazët të ju ndëgjojnë dhe ato largohen vet pa u parë. Në realitet ariu do ta ndien erën tuaj në disa kilometra distancë, nëse erërat fryejnë në drejtimin e tij por kur era ka drejtim të kundërt ai nuk ju ndien. Të gjtha shtazët e egra frikësohen nga njeriu dhe e sulmojnë vetëm në raste kur ato ndihen të kërcënuara.Janë edhe disa mjete parandaluese dhe mbrojtëse të cilat mund të përdoren: zilja, alarmi ose ndonje bori me ajer, spray special ndaj sulmit të ariut( Bëje Share dhe ndihmo/shpëto dikë)

Gepostet von Kujtim Shala am Sonntag, 24. Mai 2020

Më Shumë

Hysni Temaj, luftëtari i lirisë që ia kthehu krenarin kombit

25 vjet nga rënia e dëshmorit Hysni Sylë Temaj Hysni Sylë Temaj, u lind më 15.11.1976 në fshatin Kushnin të Hasit, që shtrihet rrëzë maleve...

Ushtron dhunë ndaj bashkëjetueses, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Në Rahovec të martën është arrestuar një person i dyshuar pasi raportohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare me...

Lajmet e Fundit