-2.2 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Mungojnë dëshmitarët, dështon gjykimi për korrupsion ndaj ish-inspektorit në Prizren

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor, i paraparë për të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren, Nexhmedin Musliu, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ka qenë mungesa dëshmitarëve Skender Vata dhe Nazmi Kastrati, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me mungesën e dëshmitarëve, gjykatësi Xheladin Osmani ka thënë se të njëjtit janë njoftuar në seancën e kaluar, por që ata nuk kanë prezantuar në shqyrtimin e së martës dhe se mungesën nuk e kanë arsyetuar.

Për sigurimin e prezencës së tyre për seancën e radhës, gjykatësi Osmani tha se do të lëshojë urdhëresë për sjellje me dhunë.

Gjykatësi Xheladin Osmani, ka thënë se nuk plotësohen kushtet ligjore për mbajtjen e kësaj seance, ndërsa të radhës e  ka caktuar më 25 shkurt 2020, në ora 10:00.

Ndryshe, me aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren, të ngritur më 19 prill 2019, i pandehuri Nexhmedin Musliu, akuzohet se në periudhën kohore 2016-2017, në cilësinë e personit zyrtar si inspektor komunal i ndërtimit në Prizren, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij, me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari nuk ndërmerr konkluzion për rrënimin e katit të 8 të kompleksit ndërtimor “Kastrati Comerc”, me pronar Nazmi Kastrati, i cili kishte leje ndërtimi për P+B+7 dhe ka ndërtuar një kat pa leje, në lagjen “Jeta e Re”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Musliu, ka mundësuar ndërtimin e tre kateve pa leje të firmës “Coneng”, me pronar Skender Vata, e që kishte leje për dy kate P+B+2.

Ai është i përfshirë edhe në disa raste të tjera në procese gjyqësore që kanë të bëjë me veprën e njëjtë penale. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së shpejti, projektin dhe dizajnin e bën pala maqedonase

Kryeministri Albin Kurti tha se tuneli që thotë se do ta lidhë Prizrenin me Tetovën, do të nis të ndërtohet “së shpejti”. Në një konferencë...

Totaj mori pjesë në ceremoninë e 25 vjetorit të USAID-it në Kosovë

Për nder të 25 vjetorit të pranisë së USAID-it në Kosovë, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mori pjesë sot në ceremoninë e...

Lajmet e Fundit