14.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Gjobë pronarit të një kompanie ndërtimore në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale R.XH. nga Petrova, Komuna e Prizrenit, për shkak të veprës penale punimet ndërtimore të kundërligjshme.

Në njoftimin për media thuhet se të akuzuarin me iniciale R.XH., gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 6 muaj. Por këtë dënim, gjykata ia ka mundësuar ta kryejë me gjobë 2500 euro.

“Gjykata duke u bazuar në dispozitat e nenit 44 të KP e aprovon propozimin e të akuzuarit që dënimi i shqiptuar me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 6 muaj i njëjti të zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej 2500 (dymijepesëqind) euro, krahas dënimit kryesor gjykata i shqipton edhe dënimin plotësues dhe atë ndalimi i drejtimit të automjetit – kamionit me cisternë-betoni të kategorisë së caktuar “C” në kohëzgjatje prej 1 viti”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas gjykatës, me datën 26.06.2019 rreth orës 14:00 në Prizren, në lagjen Petrovë, si përgjegjës i punimeve, gjatë kryerjes së ndonjë dëmtimi apo të punëve ndërtimore, vepron në shkelje të ligjit apo në kundërshtim me standardet profesionale.

“Përgjithësisht të pranuara ose në kundërshtim me kushtet e lejes së ndërtimit dhe me këtë rrezikon jetën apo trupin e njerëzve ose të pasurisë, duke rezultuar me vdekjen e të ndjerit me iniciale SH.G., në atë mënyrë që nga pakujdesia, gjatë ndërtimit të një muri rrethues të shtëpisë të investitorit me iniciale I.XH. i pandehuri si përgjegjës i auto pompës së betonit apo cisternës, gjatë zbrazjes së betonit, krani i pompës bie në kontakt me telat e tensionit të lartë të rrymës, ku i ndjeri fillimisht dërgohet në spitalin rajonal në Prizren, e më pas ndërron jetë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, përfundon kumtesa.

Më Shumë

Prizren, 17 aktakuza kundër 18 personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se gjatë orëve të fundit ka intensifikuar punën në luftimin e kriminalitetit, duke ngritur gjithsej shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza...

“Pse po më sheh shtrembër”, zënkë e çastit përfundon me plagosje në Gjonaj të Hasit

Një i mitur rreth moshës 17-vjeçare ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit në Gjonaj të Hasit të Prizrenit.   Sipas mjekëve, viktima ka marrë plagë...

Lajmet e Fundit