22.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Mustafa: SHIK-u s’është punë e imja

Isa Mustafa LDKËshtë i bindur se ka bërë zgjidhjen më të mirë dhe më stabile, duke iu bashkuar Hashim Thaçit. Por e thotë se nuk do ta kishte braktisur Bllokun, nëse Ramush Haradinaj do të hiqte dorë nga kërkesa e tij për kryeministër.

Edhe pse është në koalicion me një parti që ka keqqeverisur, njerëzit e së cilës janë përfshirë në krim, korrupsion dhe degradim të Kosovës, kryeministri i ri, Isa Mustafa, beson se me kabinetin e tij qeveritar do të bëjë ndryshime.

Në një intervistë për “Zërin”, ai është pyetur për SHIK-un dhe akuzat për vrasjen e njerëzve të LDK-së. Sipas tij, ish-kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli erdhi në krye të Kuvendit me vota dhe se me SHIK-un dhe vrasjet duhet të merret drejtësia.

Mustafa ka thënë se Gjykata Speciale është mundësia më e mirë që t’i zbardhë vrasjet e pasluftës.

Ai është pyetur nëse është i gatshëm t’i hetojë njerëzit e afërt të Hashim Thaçit, përfshirë edhe vëllezërit e tij për korrupsion, pa përjashtuar edhe zyrtarë e tjerë milionerë që zyrtarisht kanë vetëm një pagë.

“Ne do t’ia lëmë krejtësisht të lira duar Prokurorisë, që ta bëjnë punën e tyre për çdo njeri…”, është shprehur Mustafa.

Duke folur për ikjen e qytetarëve nga vendi, Mustafa tha se është shumë dëshpëruese.

“Është shumë dëshpëruese, duhet të merren masa që të mos lejohet sepse ndërmjetësuesit janë edhe shqiptarë edhe të Serbisë. Ambasadorët e vendeve të Quintit janë të shqetësuar për këtë situatë dhe të gjithë e përsërisin se këta qytetarë të Kosovës po mashtrohen, ata arrijnë deri në vendet e BE-së, por prapë do të kthehen”, tha Mustafa.

Kreu i ekzekutivit ka folur edhe për radikalizmin fetar, duke thënë se shqetësimi është real.

“Shqetësimi është real, por besoj se do ta përballojmë edhe në pikëpamje ligjore, ma merr mendja se këtë javë do ta procedojmë leximin e ligjit që rregullon pjesëmarrjen në luftëra të huaja…”, tha ai.

Mustafa po ashtu tha se nuk ka frikë as nga burgu e as nga raste që ka përmendur ditë më parë, Albin Kurti. /Zëri/

Më Shumë

Bayern dëshiron ta mbajë Tuchel-in si trajner

Pas një kthese të befasishme, Bayern Munich thuhet se dëshiron të mbajë Thomas Tuchel-in si trajner. Në shkurt, Bayern njoftoi se do të ndahej me...

Vizita e kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj, në fabrikën ‘Proton Cable’: Një model i suksesit ‘Made in Kosova'”

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, vizitoi sot fabrikën "Proton Cable" në Prizren, me pronarë vëllezërit Fatos, Sami e Besim Dida. Kjo fabrikë prodhon mbi...

Lajmet e Fundit