15 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Abdixhiku në Dragash: I lumtur me pritjen qytetare, lidhja po bëhet e popullit siç ka qenë e destinuar gjithëherë

Një tjetër postim e ka bërë lidhur me vizitën e tij në Dragash, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili është pritë nga kryetari Bexhet Xheladini.

Sipas Abdixhikut, LDK po rritet siç ja qenë.

“I lumtur me pritjen qytetare në çdo anë, qytet e fshat. Lidhja po rritet, lidhja po bëhet siç ka qenë e destinuar gjithherë; e popullit, e qytetarëve e secilit patriot të djathtë!”.

Atje, kreu i LDK-së ka vizituar dy biznese.

Postimi i tij i plotë:

Sot, në Dragash, tubime e takime me qytetarë e kryefamiljarë. Përbashkimi rreth së djathtës sot mbetet prioritet nacional.

I lumtur me pritjen qytetare në çdo anë, qytet e fshat. Lidhja po rritet, lidhja po bëhet siç ka qenë e destinuar gjithherë; e popullit, e qytetarëve e secilit patriot të djathtë!

Vizitova dhe dy biznese; ‘Meka Food’ dhe ‘Aeg Sharr’. Pashë nga afër përkushtimin e jashtëzakonshëm që ndërmarrësit e punëtorët japin secilën ditë. ‘Rruga e Re’ përbrendëson aspiratat e sektorit privat, si gjenerator i zhvillimit e punësimit. Jemi me ta, do të jemi gjithnjë me ta!

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Rreth 5.700 nxënës i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore në Prizren, Totaj viziton shkollën “Gani Saramati”

Në shkollat e Komunës së Prizrenit kanë nisur kontrollet sistematike shëndetësore për nxënësit, proces i organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë. Me këtë rast, kryetari i...

Vetëvendosje në Prizren shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka shpallur zgjedhjet e brendshme për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Sipas njoftimit, afati për pranimin e kandidaturave dhe grumbullimin e...

Lajmet e Fundit