15.7 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Nano blasfemon me Krishtin dhe Muhamedin: Janë pesë me hiç

Gazetari dhe shkrimtari Mustafa Nano ka sjellë në skenën e Universitetit të Arteve të premten mbrëma shfaqjen e tij “Dhe profetët dinë të puthin”.

Në shfaqjen e vet Nano vlet për Biblën dhe Kuranin, Jezu Krishtin dhe Muhamedin, duke bërë blasfemi nga më të ndryshmet.

Ai i përshkruan dy të dërguarit e Zotit si “ca njerëz që vinin nga familje të këputura dhe që iu kushtuan predikimit”.

Nano thotë se nuk e kishte menduar se do të bëntë një shfaqje të tillë, por pas librit të tij “Pax Albanica” i erdhi ky mendim.

“Fetë kanë zënë një vend shumë të rëndësishëm në shoqëritë e sotme ndaj nuk duhet të ngjallësh fërkime. Me to nuk bëhet shaka”, thotë ai për Panoramën.

Në shfaqjen e tij Nano flet për përndjekjen e homoseksualëve dhe grave në Bibël, Kuran dhe Kanunin e Lekë Dukagjinit.

Ai blasfemon edhe duke e konsideruar Jezu Krishtin profet, ndërkohë që ai është i dërguari i Zotit.

Por Nano kishte paralajmëruar që në fillim se kjo ishte një shfaqje për jofetarë./Mapo/

Më Shumë

Totaj për rrugën Tetovë-Prizren: Nuk e dimë çka po punohet, ka mungesë transparence

“Kjo rrugë nuk mund të ndërtohet pa pasur bashkëpunim mes dy qeverive! Nuk e di sa ka bashkëpunim, nuk e di sa ka nënshkrim...

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Nagacit në 27-vjetorin e rënies së tyre

Në fshatin Nagac të Rahovecit është shënuar sot 27-vjetori i rënies së dy dëshmorëve dhe pesë martirëve të lirisë, raporton PrizrenPress. Në këtë aktivitet morën...

Lajmet e Fundit