27 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025

Ndahet nga jeta piktori i mirënjohur Agim Zajmi

AgimZajmi-piktorKa ndërruar jetë në moshën 77 -vjeccare në Tiranë piktori i njohur Agim Zajmi. Skenografi më i vlerësuar në teatrin shqiptar, transmeton BW. Zajmi studioi pikturë dhe skenografi në San Petersburg, Rusi, ku u diplomua më 1961.

Pas diplomimit filloi punën si skenograf në Teatrin e Operës dhe Baletit, por më vonë punoi kryesisht në Teatrin Kombëtar të Tiranës. Herë pas herë realizon skenografi në teatrot e Kosovës dhe Shkupit.

Duke filluar nga viti 1978 ka punuar si profesor në Akademinë e Arteve të Tiranës. Ka ekspozuar veprat e tij në pikturë në Francë, Itali, Angli, Greqi, Turqi, Austri, Egjipt, etj.

Një pjesë e këtyre veprave ruhen në koleksionin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë si dhe koleksione private në vende të ndryshme të botës.

Më Shumë

Këndellja apo humbja në thellësinë e shkretirës

Nue Oroshi Këndellja shpeshherë ndahet në dy pjesë: në kthjellimin për të ardhmen dhe ndërtimin e perspektivës apo në humbjen në thellësinë e shkretirës dhe...

Albin Jakupi vazhdon misionin – “Muri i mbrojtjes” nuk lëviz nga Prizreni

Prizreni ka konfirmuar zyrtarisht vazhdimin e bashkëpunimit me një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës – qendërmbrojtësin Albin Jakupi, raporton PrizrenPress. Me një figurë...

Lajmet e Fundit