8.8 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Ndërpritet përkohësisht protesta

(I plotësuar) Para pak çastesh është ndërprerë përkohësisht protesta e veteranëve të luftës së UÇK-së e cila po mbahet para ndërtesës së parlamentit të Kosovës.

Ndërprerja e saj u bë deri në rinisjen e punimeve të seancës së Kuvendit pas shkuarjes së deputeteve në pauzë.

Protestuesit kërkojnë të largohet Policia

Protesta e veteranëve në oborrin e Kuvendit të Kosovës po vazhdon, ndërkohë protestuesit kanë kërkuar që të largohet policia.

Sekretari i Faton Klinaku shtoi se ata kanë marrë disa informatat se kryetari i kuvendit i ka bërë thirrje që policia të largohet nga oborri i kuvendit dhe ta lëshoj rrugën.

“Megjithatë policia po vazhdon të bën roje edhe pse ne nuk kemi dal të bëjmë skandale por t’i vetëdijësojmë deputet për mos votimin e Gjykatës Speciale. Pra, edhe një herë i bëjmë thirrje policisë të largohet nga këtu”, tha Klinaku.

Faton Klinaku, sekretar OVL-së ka thënë se është turp për deputet e Kosovës një ligj të tillë.

“Përderisa Serbia ka shkaktuar gjenocid ndaj popullatës civile, nuk duhet të kemi frikë nga askush se votën e kanë nga populli dhe është mirë që gishtin ta vënë ne kokë e të mos i bëjnë keq Kosove”, ka thënë Klinaku.

Ndërsa Milami Gashi, nga Klina, familjarë i dëshmoreve i ka bërë apel deputetëve që mos ta votojnë Specialen.

“Është në dëm të Kosovës dhe është e një anshme”, ka thënë Gashi.

Edhe përfaqësuesit e invalidëve të luftës i kanë porositur deputetet që mos ta votojnë dhe të dalin jashtë që t’i bashkëngjiten atyre në protesta.

Më Shumë

Ligjëratë informuese për tuberkulozin me nxënës në Rahovec

Në kuadër të Dita Botërore e Tuberkulozës, në Rahovec është mbajtur një ligjëratë informuese me nxënësit e klasave 10, 11 dhe 12 të IAAP...

Bashkimi triumfon në kryeqytet

Bashkimi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kryeqytet, duke mposhtur Sigal Prishtina me rezultat 77:87, raporton PrizrenPress. Prizrenasit zhvilluan një ndeshje të mirë...

Lajmet e Fundit