26 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Ndërron jetë “adoleshentja” e përjetshme e kinemasë italiane

Aktorja Catherine Spaak, e cila cilësohej si “adoleshentja e përjetshme e kinemasë italiane”, ka vdekur në moshën 77 -vjeçare. Aktorja po përballej me probleme shëndetësore që kur pësoi një hemoragji celebrale në 2020 dhe që atëherë ndodhej në një spital në Romë.

E lindur në Francë nga një familje belge, Spaak u bë e famshme në Itali si aktore, këngëtare, prezantuese televizive dhe kërcimtare. Debutoi në kinematografinë italiane kur ishte vetëm 15 vjeç, kur luajti në filmin ‘Dolci inganni’ të Alberto Lattuada.

Suksesi erdhi më pas me filmat “La voglia matta” nga Luciano Salce dhe “Il sorpasso” nga Dino Risi. Shumë aktive në kinema, ajo luajti edhe në filmat “L’armata Brancaleone” dhe “Febbre da cavallo”. Katerina gjithashtu pushtoi ekranin e vogël me kalimin e viteve.

Sa i përket jetës private, Spaak u martua 4 herë. E para ishte në vitet gjashtëdhjetë me Fabrizio Capucci, me të cilin lindi vajzën, Sabrina. Më vonë, nga viti 1972 deri në vitin 1979 ajo u martua me Johnny Dorelli, me të cilin pati një djalë tjetër, Gabriele.

Aktorja u martua dhe dy herë të tjera, me arkitektin Daniele Rey, nga viti 1993 deri në 2010, dhe tre vjet më vonë me Vladimiro Tuselli, me të cilin u nda në vitin 2020.

Më Shumë

Përurohen kabinetet shkencore në shkollën “Katër Dëshmorët” në Ratkoc

Në kuadër të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit mes Komunës së Rahovecit, Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe Zyrës Komunale për Komunitete (ZKK), sot janë përuruar...

Ismet Kryeziu letër të hapur për liderët politikë

Të nderuar kryetarë të partive politike që jeni pjesë e Kuvendit të Kosovës, Prej javësh, e muajsh, jemi dëshmitarë të një realiteti të pajustifikueshëm kushtetues...

Lajmet e Fundit