U grindën për një pishinë, ndahet çifti i njohur

Natasha Lyonne konfirmoi se ajo dhe Fred Armisen janë ndarë pas tetë vitesh së bashku për shkak të një mosmarrëveshjeje që kishin për një pishinë. Thashethemet kanë qarkulluar prej muajsh se çifti, i cili u pa për herë të fundit së bashku me Golden Globes 2020, ishin në krizë.

Por aktorja foli rreth këtyre spekulimeve këtë javë gjatë një interviste që ka dhënë për Hollywood Reporter. Dy aktorët u lidhën së bashku në vitin 2014 ndërsa më pas bënë paraqitjen e tyre të parë në tapetin e kuq në Emmy Awards vitin e ardhshëm.

Natasha Lyonne dhe Fred Armisen marrin pjesë së bashku në Emmy Awards në 2015

Sinqerisht mendoj se u ndamë sepse doja një pishinë. Ne e duam njëri-tjetrin po aq sa dy njerëz mund ta duan njëri-tjetrin dhe ne jemi ende duke folur gjatë gjithë kohës, por Freddy-t nuk i pëlqen një pishinë.”, u shpreh aktorja.

Natasha Lyonne dhe Fred Armisen marrin pjesë në ceremoninë e 61-të të çmimeve Grammy në 2019.

Më Shumë

Ismet Munishi e godet kryesinë e Lirisë, pas humbjes në barazh nga Dinamo

Humbja ndaj Dinamos në ndeshjen e barazhit për Superligë mund të ketë qenë edhe ndeshja e fundit e Ismet Munishi në stolin e Lirisë. Pas...

Përkujtohen dëshmorët e UÇK-së në 27-vjetorin e rënies në Gorozhup

Në Kompleksi Memorial në Gorozhup të Hasit është mbajtur ceremonia përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me rastin e 27-vjetorit...

Lajmet e Fundit