14 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Ndërron jetë mbreti i Blues-it BB King

“King of the Blues”, kitaristi legjendar BB King, ka vdekur mbrëmë në moshën 89 vjeçare në gjumë, në shtëpinë e tij në Las Vegas, raporton BBC.

I lindur në Mississippi, ai filloi të përformoi në vitin 1940, duke bashkëpunuar më vonë edhe me kitaristin e këngëtarin e famshëm, Eric Clapton e grupin U2.

Një ndër sukseset e tij më të mëdha ishte edhe shpallja si kitaristi i tretë më i mirë i të gjitha kohërave.

Kohët e fundit ai u shtrua në spital për shkak të një sëmundjeje diabetike.

BB King do të mbahet mend për hitet si “My Lucille”, “Sweet Little Angel” dhe “Rock Me Baby”.

Më Shumë

Ukaj: Nuk rritet asnjë tarifë ndërtimore në Prizren

Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Florent Ukaj, ka reaguar ndaj interpretimeve të fundit lidhur me një nga pikat që...

Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit në Prizren. Zëdhënësi i Policisë për Regjionin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka...

Lajmet e Fundit