14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Ndriçimi Ademaj, shkrimtari i poezisë së rrugës e këngës

Ka lexuar nën tingujt e violinës poezitë e tij të cilat jo pak herë tundojnë mendjet e atyre që i dëgjojnë. Ka stilin krejt tjetër, plot emocion, dhe pos që i shkruan ato edhe i mishëron fuqishëm. Ndriçim Ademaj, shkrimtari i ri nga Prizreni, kështu ka promovuar mbrëmë librin e tij “Këngë nga rruga e farkëtarëve”, një përmbledhje me poezitë e autorit që ka shëtitur edhe jashtë Kosovës për të gjetur muzët e tija, që sigurisht nuk është vetëm një.

“Këto janë poezi që i përshtaten secilës moshë, është një libër i takon të gjitha moshave dhe gjinive. Nuk ka as një muaj që ka dalë dhe është herët të flas për përshtypje, por një libër si ky i imi është pak për tu lexuar për një muaj. Lexuesit i shoh të kënaqur kur lexojnë poezitë e mia” thotë për KultPlus Ademaj.

Ai shpesh nuk e di nëse do të vazhdojë të shkruajë, prandaj shumicën e poezive i konsideron të fundat. Pasiguria duket se është shtysa tjetër që ai të krijojë e të krijojë, në vazhdimësi.

“Çdo gjë e shkruar në libër ka lidhje me jetën time në njëfarë mënyre, por prapë libri nuk duhet të etikohet si autobiografik. Libri i fundit do të thotë se unë shkruaj por pas secilës poezi nuk e di a do të shkruaj, dhe nuk e di a do të botoj dicka tjetër” shtoi Ademaj pwr KultPlus.
Ademaj deri tash ka botuar dy vëllime, “Kërkoj diellin” në vitin 2008-të dhe “Dera” në vitin 2011-të.

V?llimi i tij i fundit, “Dera” p?rmban rreth 51 poezi dhe ?sht? ribotuar n? Tiran? n? fund t? vitit 2012, ku edhe ?sht? plot?suar me poezi t? reja. Temat q? ka p?r baz? ky autor jan? dashuria, vdekja, nostalgjia, nd?rsa heroina q? ai p?rmend thuajse n? çdo poezi ?sht? “vajza”.
Kur unë s’isha aty
Kur unë s’isha aty
ti paske flejt me vetminë
në shtratin tonë
a fytyrën time kishte vetmia?
ti e din…
Kur unë aty s’isha
ti thonjtë e heshtjes i paske ngrënë
shijshëm,
a shijen time kishte heshtja?
veç ti e din…

Më Shumë

Rexhaj: Jam i sigurt që opozita nuk i jep nënshkrimet për të shkuar në zgjedhje

Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se kjo opozitë nuk i jep nënshkrimet për të shkuar në zgjedhje. “Jam shumë i sigurt që kjo...

25 vjet nga masakra në Krushë të Madhe dhe në tri fshatrat e Rahovecit

25 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Madhe nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa...

Dhimbja

Lajmet e Fundit