5.2 C
Prizren
E martë, 3 Dhjetor, 2024

Në cilat raste sakrifikohet Etika dhe pse ishte interes publik dhe interes për publikun video e Lulzim Fejzullahut?

Nga Musa Sabedini

Vrasja e 18 vjeçarit në Podujevë gjithsesi që ishte interes publik sepse në radhë të parë ishte fëmijë jetim dhe përballë kishte një grup të lidhur me pushtet e sistem të drejtësisë. Ndërsa interes për publikun ishte publikimi i videos e cili tregoi dhe shpartalloi të gjitha pistat e hetimeve dhe dyshimeve. Asgjë të keqe nuk kishte në publikimin e videos, edhe pse ajo video do të duhej të bëhej publike nga media serioze dhe që do të përcillej edhe me komente nga ekspert të ndryshëm. Në këto raste realisht sakrifikohet etika, por kjo bëhet vetëm për interes të një çështjeje tejet delikate dhe të ndjeshme.

Po më bëjnë përshtypje komente, opinione e vlerësime të ndryshme nga komuniteti i gazetarëve, ekspertëve dhe atyre të fushës së sigurisë, mbi publikimin e videos, ku shihet rrahja brutale dhe vdekjeprurëse e 18 vjeqarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahut.
Në librin tim të fundit: “Mediet, etika, raportimet për situatat e ndjeshme, hetimet dhe nocionet juridike në gazetari” e kam sqaruar më gjerësisht interesin publik dhe interesin për publikun në aspektin gazetaresk.

Në rastin e vdekjes së 18 vjeqarit interes publik është vet një fëmijë jetim dhe i pa krah, përballë një grupi problematik dhe të njohur nga policia e gjykata, thënë më saktë të amnistuar nga këto dy institucione.

Ndërsa interes për publikun, pastaj është videoja e cila demaskoi të gjitha pistat e hetimeve, që si duket janë dhënë qëllimisht me kahje të caktuar gabimisht dhe në drejtime të kundërta, dhe në dëm të tashmë të 18 vjeqarit të vdekur.

Në raste të tilla e sakrifikojmë Etikën, për një interes të caktuar dhe këtë e bëjmë me qëllim pozitiv sepse dëshirojmë të tregojmë se jemi me të dobëtin dhe të vërtetën, që në këtë rast ishte një djalë jetim që vdiq si pasojë e rrahjeve brutale dhe të dhunshme.
Ndoshta publikimi i videos do të duhej të bëhej nga media serioze dhe që kanë ekip dhe ekspert që do jepnin edhe komente për rastin dhe pamjet brutale të rrahjes së 18 vjeqarit.
Pamjet e vrazhda dhe të rënda mund të jenë shqetësuese dhe stresuese për publikun, por media ka presion nga publiku, që të botojnë edhe raste të tilla, që sqarojnë gjithçka, sidomos aty ku tentohet të shitet mjegull në publikun e gjerë.

Pra media dhe ata që e botuan videon, kanë bërë mirë sepse tashmë pamjet tregojnë shumëçka, kjo nuk vlen edhe për rrjetet sociale, ku dominon fjalori emocional dhe ka paragjykime ekstreme.

Tani pritet të ndryshojnë veprimet, sidomos Prokuroria, e cila e ka mundësinë, që të përmirësojë gabimin e policisë, gjatë fazës së ngritjes së aktakuzës.Publiku sigurisht që do të njoftohet edhe ditëve në vazhdim sepse ka organizata që merren ekskluzivisht me monitorimin e seancave gjyqësore.

Për rastet e tilla të ndjeshme më herët ka reaguar edhe KMSHK duke kërkuar nga mediet që në situata të tilla gazetarët dhe mediat të kenë kujdes, në mënyrën se si raportojnë dhe çfarë i ofrojnë publikut.

Sipas Kapitullit VI të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, trajtimi i rrëfimeve për tragjeditë duhet të zhvillohet me kujdes dhe vetëm kur ka interes të lartë publik mbi çështjen. Nëse interesi publik është i lartë, atëherë ndaj të gjithë të prekurve nga tragjedia duhet pasur qasje mirëkuptimi, mbrojtje të privatësisë, mbulim të fytyrës dhe diskrecion.

Ndryshe ka disa raste ku sakrifikohet Etika për interes të publikut dhe rastin më të freskët e kemi mbytjen e djaloshit tre vjeçar nga Siria, Ajlan El Kurdi, që u mbyt në brigjet e Turqisë në vitin 2015.

Ajo foto ishte rëndë në aspektin etik, por bëri bujë dhe pushtoi zemrat e miliona njerëzve, duke kritikuar qëndrimet e liderëve europian rreth çështjes së emigrantëve.

Ajlan El- Kurdi, ishte tre vjeçar ndërsa bashkë me të u mbyt edhe vëllau i tij më i madh, Galib El-Kurdi.Ata vdiqën në tentativë për të kaluar Mesdheun, derisa bota u shtnag nga fotoja e realizuar nga fotografja Nilüfer Demir.

Autori është ligjërues në degën Media dhe Komunikim në UBT

Më Shumë

Blloku `B1` në KEK dy ditë do të jetë jashtë funksionit

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se sonte para pas mesnate është ndalur njësia B1, sipas një planifikimi të mëhershëm. “Gjatë kësaj ndalese të shkurtër...

Nata e përjetësisë mbi Gorozhub

Festim Hoti Ishte 4 dhjetor 1998. Një natë kur qielli ishte i rëndë, sikur të ndjente peshën e barrës që ata mbanin. Bora kishte mbuluar...

Lajmet e Fundit