10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Në Gjermani filloi testimi i vaksinës në njerëz kundër COVID-19

Gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer dhe ndërmarrja gjermane BioNTech, kanë filluar testimin e vaksinave kundër coronavirusit tek njerëzit, që mund të jenë të disponueshme për miliona njerëz deri në fund të vitit, thuhet në kumtesë e kompanive.

Pfizer njoftoi që vaksina eksperimentale në Shtetet e Bashkuara do të fillojë testimin javën e ardhshme dhe do të jetë e gatshme për përdorim të menjëhershëm në vjeshtë, raportoi të martën Wall Street Jorunal.

Sidoqoftë, BioNTech raporton se një numër i njerëzve tashmë kanë marrë një dozë të vaksinës potenciale BNT162 si pjesë e një studimi klinik, transmeton Telegrafi.

Tashmë janë vaksinuar 12 persona, rreth 200 vullnetarë të shëndetshëm do të marrin vaksinën.

Dymbëdhjetë persona deri më tani janë vaksinuar në Gjermani me vaksinën BNT162 kundër COVID-19, dhe nuk ka asnjë informacion mbi rezultatet e këtij testi, shkruan CNN.

BioNTech thotë se rreth 200 vullnetarë të shëndetshëm midis moshës 18 dhe 55-vjeç në SHBA, do të marrin një dozë prej 1 mikrogram deri në 100 mikrogramë për të gjetur dozën optimale për studime të mëtejshme.

“Kjo është një shenjë shumë e mirë që ne mund të fillojmë testimin klinik tani. Sigurisht, siguria është një udhëzim i rëndësishëm për ne dhe testimi do të marrë muaj. Siguria është parësore kur bëhet fjalë për këtë lloj vaksine”, vuri në dukje disa ditë më parë Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn. /Telegrafi/

Më Shumë

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Vërmicës nga ana e Kosovës dhe Morinës nga ana e...

Dr. Edlira Gashi- Batiu anëtarësohet në Vetëvendosje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren Artan Abrashi dhe deputeti Arbër Rexhaj kanë mirëpritur anëtarësimin e Dr. Edlira Gashi- Batiu. “Ajo ka përfunduar Fakultetin e...

Lajmet e Fundit