2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Në Itali zbulohet një portret i panjohur i Skënderbeut

Itali-portreti i SkenderbeutNë arkivat e shtetit fqinj të Italisë është zbuluar së fundmi një portret i panjohur i heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, i punuar në shek XVI. Ai është i ndryshëm nga perceptimet e deritanishme për Skënderbeun dhe nuk ngjason aspak me pamjen që jemi mësuar të shohim në libra të historisë.

Heroi kombëtar shfaqet si një luftëtar me përkrenare dhe veshje lufte të ndryshme nga ato që përdoreshin nga shqiptarët.

Zbulimi i këtij portreti është rrjedhojë e punës shumëvjeçare të studiuesit dhe historianit vlonjat, Fahri Shaska. Sipas studiuesit Shaska, portreti i panjohur i Skënderbeut i punuar në një kupë porcelani, është zbuluar në Arkivin e Shtetit në Siena (Itali) dhe ka një histori të veçantë.

Portreti i përket vitit 1535 dhe është realizuar në zonën e Fuencas në jug të Italisë, raporton Sotnews. Në këtë zonë, me traditë në punimin e porcelanit, ekzistonte edhe një tendencë për t’i pasuruar dhe zbukuruar prodhimet artistike me portrete të personazheve të shquara të historisë. Deri në vitin 1939, kupa e porcelanit, me portretin e Skënderbeut, ka qenë e ekspozuar në Muzeun e Napolit.

Më Shumë

Si u vra para syve të gruas e vajzës? – Zbulohen detaje tronditëse të vrasjes së Beqir Morinës në Prizren

Beqir Morina u vra në mënyrë mizore me dhjetë plumba në kokë para syve të bashkëshortes dhe vajzës së tij 8-vjeçare. Aktakuza e Prokurorisë Themelore...

Policia në Suharekë konfiskon dy armë zjarri

Në 24 orët e  fundit, policia në Suharekë ka konfiskuar dy armë zjarri.     Siç bëhet e ditur, në rastin e parë, gjatë  kontrollit në automjetin...

Lajmet e Fundit