15.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Në Kosovë rikthehet vapa afrikane

Java e fundit e muajit korrik do të vijojë me mot të nxehtë. Do të ketë edhe vranësira të cilat do t’i takojnë stadit të ulët dhe të mesëm të troposferës.

Këto masa të nxehta me origjinë nga Afrika do të mbesin të stacionuar mbi vendin tonë pothuajse gjatë tërë javës.

Indeksi UV mbetet i lartë dhe këshillat e Institutit të Shëndetit Publik mbeten në fuqi nga ora 9-17 mundësisht të kufizohemi nga rrezet e diellit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat minimale dhe maksimale mbeten diku për 7-11 gradë Celsius më të ulëta se sa në lartësitë mesatare.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-12m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Më Shumë

Kosova luan ndaj Britanisë së Madhe në kualifikimet për Botëror

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) do të përballet me Britaninë e Madhe në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2027. Kështu...

Malisheva, bashkëfinancuese e edicionit të 4-të të Shkollës Verore Ndërkombëtare në Prizren

Komuna e Malishevës është bashkëfinancuese e edicionit të katërt të Shkollës Verore Ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren. https://prizrenpress.com/toni-residence-mos-e-humb-rastin-per-te-blere-banesen-tende-ne-prizren/ Përmes kësaj mbështetjeje, Komuna...

Lajmet e Fundit