16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Në Malishevë gjatë këtij viti janë regjistruar 97 pickime nga rriqrat

Komuna e Malishevës është nga zonat më të rrezikuara endemike për shkak të rrezikut nga rriqrat. Këshillat që shpërndahen si broshura nëpër zonë sugjerojnë për banorët që dalin jashtë shtëpisë dhe në veçanti ata që punojnë tokën që të vishen me pantallona të gjata dhe të mbulojnë pjesët e trupit.

Hajdin Berisha, drejtor i Drejtoratit të Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, për Radio Kosovën thotë se gjatë këtij viti janë regjistruar 97 pickime nga rriqrat, por fatmirësisht nuk kanë përfunduar asnjë me fatalitet.

“Gjendja paraqitet e qetë. Kemi 97 raste të identifikuara që janë lajmëruar në QKMF “Shpetim Robaj” në Malishevë. I kanë hequr rriqrat dhe nuk ka ndonjë rrezik për ethet hemorragjike dhe ky është një lajm i mirë”, tha ai.

Berisha sqaron se Komuna e Malishevës ka ndarë 60 mijë euro buxhet për dezinsektimin selektiv të zonave endemike. Por problem mbetet dezinsektimi i kafshëve që duhet të bëhet nga Ministria e Bujqësisë, por që nuk është bërë, potencon Berisha.

“Komuna e Malishevës për këtë vit ka ndarë 60 mijë euro buxhet për aktivitet e dezinsektimit selektiv. Dezinsektimi selektiv mbetet një prej opsioneve që është me i lehtë për t’u realizuar. Mirëpo, kemi edhe një aktivitet, i cili që katër vjet është duke dështuar, aktiviteti i repelimit të kafshët, përkatësisht dezinsektimin e tyre”, tha ai.

Komuna e Malishevës njihet si vatër endemike e rriqrave, ku nga paslufta si pasojë e etheve hemorragjike Krime Kongo kanë vdekur 18 qytetarë./RTKLIVE/

Më Shumë

Kapet me armë ilegale në Rahovec, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Në Rahovec, dje në ora 20:20, një person  është arrestuar pasi gjatë një kontrolli në automjetin e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë...

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

Lajmet e Fundit