22.8 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Në Malishevë konfirmohen se janë shëruar edhe tre persona nga koronavirusi

Komuna e Malishevës ka njoftuar përmes një shkrimi adresuar mediave, se tre persona janë shëruar plotësisht nga koronavirusi në Malishevë.

Këtë e kanë konfirmuar vet pacientët dhe familjarët e tyre gjatë komunikimit me shtabin komunal për menaxhimin e situatës me koronavirus në Malishevë.

Tre të shëruarit nga koronavirusi, numrin total e çojnë në 21 gjithsej.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga komuna;

“Edhe tre persona të prekur me COVID-19, nga Komuna e Malishevës, janë shëruar plotësisht. Këtë e kanë konfirmuar vet pacientët dhe familjarët e tyre, në komunikimin me shtabin komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Malishevë.

Numri i të shëruarave nga Malisheva, po shkon drejt rritjes së vazhdueshme dhe me rastet e sotme, arrin në 21 persona të shëruar, dhe në ditët në vijim ky numër pritet të rritet në vazhdimësi.

Rritja e numrit të të shëruarve na bën të gjithëve të jemi edhe më të kujdesshëm dhe ti zbatojmë të gjitha udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, për kujdes të shtuar për mos përhapjen e COVID-19?, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Arrestohen dy prizrenas në Kukës, po trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri

Dy kosovarë janë arrestuar në Kukës, nën dyshimin se po trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri. Sipas Policisë së Shtetit, të arrestuarit janë Sh....

50 vjet karrierë Menan Kiseri

Një nga grupet më të famshme të kohës së artë të rokut shqiptar, Menkis, po kremton sonte dekadën e pestë të daljes së parë...

Lajmet e Fundit