19.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Në Malishevë nuk ka dëme nga dridhjet e tokës

Pasi janë shënuar disa dridhje dhe të cilat janë ndier edhe në Malishevë, nuk janë regjistruar dëme. Po ashtu të gjitha objektet e ndjeshme të cilat kanë mundur të pësojnë dëme nga dridhjet, janë në gjendje të mirë dhe nuk qarje apo dëme. Ekipet komunale, në mëngjes i kanë vizituar të gjitha objektet me rëndësi të veçantë me qëllim të inspektimit për dëme eventuale, bën të ditur Zyra për Informim Publik, përcjell PrizrenPress.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Drejtoria e Inspektoratit, me zyrtarët tjerë përgjegjës, i kanë vizituar të gjitha objektet me rëndësi, ku përfshihen urat, dy digat, dhe objektet tjera të larta, por nuk janë vërejtur dëme si pasojë e dridhjeve.

Po ashtu të gjitha shërbimet komunale janë duek u kryer pa problem, edhe furnizimi me ujë të pijshëm është duke u bërë normalisht si dhe furnizimi me rrymë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vazhdojnë besnikërinë te Liria: Elshani dhe Susuri qëndrojnë në Prizren

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Lirisë së Prizrenit, Egzon Elshani dhe Xhevat Susuri, kanë rinovuar kontratat dhe do të jenë pjesë e...

Vjedhje në Marali të Malishvës/Hajnat marrin 25 mijë euro dhe ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Marali të komunës së Malishevës, ku persona të panjohur kanë depërtuar në...

Lajmet e Fundit