6.2 C
Prizren
E mërkurë, 11 Dhjetor, 2024

Në Prizren promovohet libri “Gjurmë të Postës në trojet shqiptare 1800-1944” i autorit Fadil Smajlaj nga Shkodra

Libri historik “Gjurmë të Postës në trojet shqiptare 1800-1944” i studiuesit Fadil Smajlaj nga Shkodra u promovua edhe në Prizren.

Në promovim ishin të pranishëm përfaqësues nga Posta e Kosovës në Prizren dhe dashamirës të librit.

Redaktorja Liliana Konomi-Mero e ka vlerësuar lart botimin e këtij libri.

Ajo tha se ky libër dokumenton ngjarje historike dhe politike përgjatë 150 viteve në trojet shqiptare.

“Libri është i shkruar me një gjuhë të thjeshtë dhe në aspektin letrar, ku përshkruhet historia e Postës Shqiptare në periudha të ndryshme”, tha Konomi-Mero.

Zyrtari i Postës së Kosovës në Prizren, Rexhep Morina, tha se autori i librit Fadil Smajlaj ka dhënë një kontribut të madh jo vetëm në zhvillimin e Postës Shqiptare dhe të Kosovës, por edhe në çështjen kombëtare.

“Baca Fadil ka dhënë një kontribut të madh për kombin shqiptar. Ai, gjatë luftës në Kosovë, ka pritur e përcjellur luftëtarë të UÇK-së”, tha Morina, i cili ishte edhe njëri ndër organizatorët e promovimit të librit.

Ndërkaq, në emër të Postës së Kosovës – regjioni i Prizrenit, Etrit Hoti e ka përgëzuar autorin Fadil Smajlaj, për botimin e këtij libri.

Smajlaj ka shërbyer për 35 vjet në poste të larta drejtuese pranë Postës Shqiptare.

Nëpërmjet këtij libri, Smajlaj pasuron më tej dijen dhe historiografinë e Postës në të gjithë hapësirën ku kanë jetuar e jetojnë shqiptarët.

Me një përvojë të gjatë në fushën e shërbimeve postare, Fadil Smajlaj ofron në këtë libër një analizë të thellë me dëshmi nga periudha të ndryshme të evolucionit të sistemit postar.

Ky libër është një kontribut i rëndësishëm në studimin e historisë shqiptare, që na kujton se shërbimet postare janë më shumë se thjesht një mënyrë për të dërguar letra.

Studjuesi Fadil Smajlaj, me mbarimin e luftës në Kosovë, ofrohet vullnetarisht pranë Postës dhe Telekomit të Kosovës, si ndihmës i Drejtorit të Përgjithshëm të PTK-së për riorganizimin e shërbimeve postare.

Ai punoi për riorganizimin e shërbimit postar në Kosovë, i shkëputur krejtësisht nga shërbimet postare të ish-Jugosllavisë. Më 15 mars të vitit 2000 emetohet pulla e parë postare e Kosovës nën siglën e UNMIK-ut.

Smajlaj punoi intensivisht për realizimin e shërbimit postar ndërkombëtar në Kosovë. Ky shërbim u realizua më 31 maj të vitit 2000.

Libri u promovua në përkujdesjen e Shoqatës për Kulturë dhe Art “Fidani” në Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rexhaj nuk kursen “kunjat” ndaj opozitës: Na jem vetë, ata bashkë me Listën Serbe

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka bërë të ditur se lista zgjedhore e VV-së do të ngërthejë deputetë, ministra dhe figura, të cilët...

Dueli verdhezi sot në Suharekë: Ylli pret Pejën

Xhiroja e 11-të e Superligës së Basketbollit të Kosovës do të hapet me një përballje interesante ndërmjet skuadrave verdhezi, Golden Eagle Ylli dhe Peja,...

Lajmet e Fundit