10.8 C
Prizren
E martë, 3 Tetor, 2023

Nehat Elshani: Pagën e kuvendarit do t’ia dhuroj fëmijëve me sindromin Down

Kandidati i PDK-së,Nehat Elshani, ka premtuar se nëse zgjedhet anëtar i Kuvendit të Prizrenit, pagën mujore do t’ia dhurojë fëmijëve të Shoqatës “Doën Syndrome”.

“Sot kam vizituar ata që janë si ne, por sfidojnë vlerat tona njerëzore. Shoqata “Doën Syndrome” në Prizren ka shumë nevoja, por më së shumti ka nevojë për mbështetjen tonë humane”, thotë Elshani.

“Bashkëndjeva vështirësitë me të cilat përballen Ata, i vlerësova si pjesë tonën të rëndësishme që sprovon përkushtimin e solidaritetin, ose papërgjegjësinë dhe hipokrizinë e politikës”.

“Jam i vetëdijshëm se ndonjë mund t’më keqkuptojë, ndonjë edhe të më kritikojë, por pavarësisht kësaj dhe nëse zgjedhem kuvendar i Prizrenit, kam vendosur që të ardhurat nga kjo pozitë t’ia ndajë Shoqatës “Doën Syndrome””.

“E di që është pak, e di që tingëllon si fushatë, por i ftoj miqësisht të gjithë kandidatët e tjerë që ta bëjnë të njëjtin zotim”.

“Ata kanë nevojë për mbështetjen tonë”.

(Shkrimi është sponsorizuar)

Blero publikon foto nga darka romantike me të dashurën e re

Këngëtari i njohur, Blero kohëve të fundit ka qenë mjaft i përfolur për jetën e tij private. Pasi i dha fund martesës me Afrona Dikën,...

22 vjeçari në Dragash humb jetën nga vetaksidenti

Një vetaksiedent ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Dragash ku ka humbur jetën një 22-vjeçar. Këtë e konfirmoi, Vesel Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin...

Lajmet e Fundit