Haxhi Shala i kundërpërgjigjet Lulëzim Kabashit

Deklarata e zyrtarit të lartë të AAK-së, Lulzim Kabashi se Nisma ka marrë hise më të madhe në qeveri se sa i takon ka nxitur reagimin e deputetit të Nismës, Haxhi Shala.

Ky i fundit i ka kërkuar Kabashit të mos bëhet mosmirënjohës. Pasi, qëndrimi siç është shprehur ai konsekuent i Nismës ka bërë që Haradinaj të jetë kryeministër.

“I them Lulit dhe të gjithë atyre që mendojnë sikur ai, se është Nisma ajo që e ka bërë të mundur që Ramush Haradinaj sot të jetë kryeministër”, ka shkruar Shala në ‘Facebook’.

 

Postimi i plotë i Shalës:

Lul nëse nuk e din çka është mirënjohja, atëherë mos u bën mosmirënjohës
Mbrëmë në një debat televiziv në RTV Dukagjini kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Lulzim Kabashi përpos tjerave e komentoi edhe pjesmarrjen e Nismës në qeveri. Ai tha se Nisma ka marrë hise në qeveri më shumë se që i takon.
Më vjen keq që një zyrtar i lartë i AAK-së siç është Luli të thotë diçka të tillë.
I them Lulit dhe të gjithë atyre që mendojnë sikur ai, se është Nisma ajo që e ka bërë të mundur që Ramush Haradinaj sot të jetë kryeministër.
Lul, falë qëndrimit konsekuent të Nismes dhe kryetarit Limaj, ti dhe AAK jeni në pushtet qëndror.
Falë Nismës edhe ti ke pasur mundësi që gjatë kësaj fushate të bësh premtime për fushatën në të cilën ti je kandidat për kryetar.
Lul, mirënjohja është më e pakta që pritet në këto raste.
H.SH

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Lajmet e Fundit