18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Nëntë persona vdesin nga përmbytjet në Gjermani

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur në Gjermani pasi shirat e rrëmbyer i kthyen rrugët në përrenj të furishëm, duke marrë përpara makinat dhe duke shkaktuar shembjen e disa ndërtesave.

Policia në qytetin perëndimor të Koblenzit ka njoftuar të enjten se katër persona kishin vdekur në qarkun Ahrweiler dhe rreth 50 ishin bllokuar në çatitë e shtëpive të tyre në pritje të shpëtimit.

Autoritetet kanë shpallur një emergjencë në rajon pas ditësh reshje të mëdha shiu.

Pjesë të mëdha të Gjermanisë perëndimore dhe qendrore, si dhe vendet fqinje kanë pësuar dëme të mëdha.

Shirat e pamëshirshëm gjatë natës përkeqësuan kushtet e përmbytjes edhe në Belgjikën lindore, ku një person u raportua i mbytur dhe të paktën një tjetër ishte zhdukur.

Më Shumë

Bajram Kastrati jep dorëheqje nga AAK- ja në Prizren, pas 17 vjetësh angazhim politik

Asambleisti i Kuvendit Komunal të Prizrenit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bajram Kastrati, ka bërë të ditur se ka dhënë...

Isuf Çollaku – Bukëpjekësi që la gjurmë në Prizren

Zanati i bukëpjekësit ka qenë ndër më të vjetrit dhe më të nderuarit në qytetin e Prizrenit, dhe një nga emrat që lidhet ngushtë...

Lajmet e Fundit