19.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Nëse fitojnë 1 milion, çfarë do bënin VIP-at tanë?!

ermali2Janë të njohur dhe me punën që bëjnë kanë arritur që të sigurojnë një jetë të mirë për vete. Disa nga ata ndihmojnë e disa të tjerë janë më pak të hapur për këtë anë njerëzore. Bëhet fjalë për VIP-at tanë të cilët në një bisedë për gazetën Tribuna kanë shpalosur se ku do t’i jepnin po ti fitonin një milion euro

Janë pothuajse gjithë kohës të zënë me mbrëmje e koncerte të ndryshme ku secili nga ata e merr edhe riskun që i takon. E shumica këtë risk e ndajnë edhe me njerëzit në nevojë, ndërsa disa të tjerë nuk parapëlqejnë një gjë të tillë. Por çfarë do të vepronin VIP-at tanë nëse do t’i fitonin një milion euro në loto. Këtë e kanë treguar për gazetën Tribuna, Shyhrete Behluli, Ermal Fejzullahu, Adelina Berisha, Dhurata Ahmetaj e Morena Taraku

Shyhrete Behluli: Do t’i ndihmoja familjarët e mi fillimisht

Është e njohur dhe shumë e dashur për publikun. Bëhet fjalë për këngëtaren Shyhrete Behluli e cila në pyetjen se ku do t’i çonte po ta fitonte një milion euro, me sinqeritet ka thënë që në vend të parë do të ishin familjarët e saj. “Të jem shumë e sinqertë po t’i kisha fituar 1 milion euro do t’u kisha ndihmuar krejt familjarëve të mi në fillim. Edhe pse disa do të kishin thënë që do t’i kishin dërguar për bamirësi apo diçka tjetër. Unë po tregoj sinqerisht që në fillim do t’i kisha ndihmuar të afërmit e mi, kushdo që ka nevojë”, ka thënë Shyhretja. “Më pas sigurisht me pjesën e mbetur do të ndihmoja njerëzit tjerë në nevojë, apo do t’i dërgoja në ndonjë bamirësi gjithsesi”.

Ermal Fejzullahu: Do t’i ndihmoja familjet e dëshmorëve

E pothuajse njëjtë si kolegia e vet, edhe këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu do të ndihmonte familjarët e vet, mirëpo Ermali ka theksuar se një pjesë do ta jepte edhe për familjet në nevojë, duke mos harruar këtu që një ndihmë të madhe këngëtari do të dëshironte t’ia ofronte familjarëve të dëshmorëve tanë. “Nëse do t’i kisha fituar 1 milion euro, fillimisht 5000 mijë do t’i kisha ndarë për familjet skamnore. Po ashtu do të kisha shumë dëshirë t’i ndihmojë edhe familjet e dëshmorëve. Ndërsa pjesën tjetër do ta ndaja për vete dhe familjarët e mi”, ka thënë këngëtari.

Adelina Berisha: Një pjesë të madhe do ta investoja në karrierë

adelina

E këngëtarja e njohur Adelina Berisha, përveç se do të ndihmonte familjet e varfra, ajo ka nënvizuar se një pjesë të madhe do ta investonte edhe në karrierën e saj, kurse pjesën e mbetur, bukuroshja do të pëlqente ta shpenzojë për qejfin e saj. Po të fitoja gjysmën e kisha dhënë për familjet që kanë nevojë. Kurse gjysmën tjetër do e kisha investuar sa më shumë, besoj që një pjesë të madhe të pjesës së mbetur do e investoja në karriere. Pastaj çfarë mbetet do i kisha harxhuar qysh kisha dashtë unë” , ka thënë Berisha.

Dhurata Ahmetaj: Herët a vonë do të kem një fondacion bamirësie!

E ndryshe nga kolegët e saj, këngëtarja e cila dita-ditës po bëhet ndër emrat më të pëlqyer të skenës sonë, Dhurata Ahmetaj, ka thënë që me paratë që do t’i fitonte në loto, do të krijonte një fondacion bamirësie, ndërsa thekson se këtë një ditë do ta arrijë ta realizojë. “Do të krijoja një fondacion bamirësie, e të gjitha këto mjete të fituara pa djersen time do t’i dhuroja atyre që kanë nevojë. Këtë, herët apo vonë edhe do ta bëj”, ka thënë Dhurata Ahmetaj.

Morena Taraku: Do t’i ndihmoja ata që nuk kanë

E personave në nevojë do t’u ndihmonte edhe modelja e këngëtarja Morena Taraku e cila ka theksuar se një gjë të tillë do ta bënte me shuam dashuri, duke shpresuar se një gjë të tillë çdo kush do ta bënte. “Po të kisha fituar një milion i kisha ndihmuar personave që kanë nevojë, gjë që e bën secili besoj edhe e bëjë me shumë dashuri si çdo herë në jetën time”ka thënë në fund të bisedës Morena./N.B/Tribuna/

Më Shumë

8 vjet nga pranimi i Kosovës në UEFA, Ademi: Aty filloi një epokë e re për FFK-në

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka kujtuar 8-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në UEFA. Ademi ka thënë se ky vendim i...

Restaurohet shtëpia tradicionale e shek. XVIII e Adem Aga Gjonit në Prizren

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se njëra prej shtëpive më të bukura në Prizren po i kthehet shkëlqimi. Bëhet fjalë...

Lajmet e Fundit