10.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Nesër bëhet 4 vite që nga vdekja e Astrit Deharit

Më 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të pasqaruara deri më sot, vdiq aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Publikimi i të gjeturave të raportit të ekspertëve të mjekësisë ligjore nga Qendra Universitare Romande për Mjekësi Ligjore në Lozanë (CURML) të Zvicrës i ka dhënë të drejtë kërkesës së familjes Dehari për hetim të ri mbi rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit, shkuan IndeksOnline.

Raporti shprehimisht rrëzon hipotezën e ngritur për vetëvrasje nga Prokurori i rastit dhe bën thirrje për hetim të ri duke përfshirë hetimin e mundësisë së përfshirjes së personave të tjerë në vrasjen e tij.

Ndryshe, gjatë muajit tetor ekspertët zvicran kanë punuar në Kosovë në drejtim të zbardhjes së të vërtetës, të cilët kanë kërkuar informata dhe dëshmi nga institucionet përkatëse.

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar agjenden për ditën e sotme me rastin e katër vjetorit të vrasjes së aktivistit Astrit Dehari.

I ndjeri Astriti la pas një vajzë dhe gruan.

Agjenda:

– 09:30 – Homazhe te varri i Astrit Deharit

– 11:00 – Drejtorët tanë të Drejtorisë së Shëndetësisë në Prizren, Vushtrri, Mitrovicë dhe Han të Elezit, bashkë me ekipe mjekësore, fillojnë vizitat në familjet me nevojë në Qendrat e tyre përkatëse dhe u ofrojnë shërbime mjekësore.

– 12:00 – Konferencë për media për rastin Dehari

– 20:00 – Të gjithë aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes, por dhe të gjithë qytetarët, ftohen të ndezin qirinj në ballkonet e shtëpivve/banesave të tyre në përkujtim të jetës dhe veprës së aktivistit Astrit Dehari.

Më Shumë

Ambasadori Malaj: Dhimbja në Krushë të Madhe preku çdo cep të Kosovës, Shqipërisë dhe botës mbarë

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka thënë se masakra e Krushës së Madhe e ka lidhur mbarë botën në pikëllim dhe në...

25 vjet nga masakra në familjen Berisha në Suharekë

25 vjet më parë, forcat serbe fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas...

Lajmet e Fundit