11.1 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Nesër mbahet manifestimi letrar “Republika”

Nesër, duke filluar nga ora 17:00, në Bibliotekën Kombëtare, mbahet Manifestimi Letrar “Republika”.

Në Manifestimit Letrar tashmë tradicional “Republika”, kësaj radhe 13 poetë do të lexojnë në shënim të 13 vjetorit të Pavarësisë.

Poetët pjesëmarrës janë: Lulzim Haziri,  Arjola Zadrima, Adem Gashi , Vjollcë Berisha, Xhevat Latifi , Donika Dabishevci, Afrim Demiri, Vlora Konushevci, Blerina Rogova Gaxha , Ervina Halili,  Emin Emini, Nora Prekazi dhe Halil Matoshi.


Secili nga poetët pjesëmarrës do të lexojë nga një poezi, ndërsa poezinë e dytë të secilit prej tyre do ta interpretojnë aktorët Sheqerie Buqaj dhe Shkëlzen Veseli. I gjithë leximi do të përcjellet nga Astrit Stafaj me kitarë.

Manifestimi do të shoqërohet edhe me ekspozitën “Impresion” të mjeshtrit të fotografisë Fahredin Spahija, i cili po ashtu u kujdes edhe për dizajnin e konceptit të “Republikës”.

Manifestimi mbështetet nga Ministria për Kulturë Rini dhe Sport dhe Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group Sh.A. Dega Kosovë, ndërsa sponsor medial është portali për kulturë, letërsi e art ObserverKult./ ObserverKult

Më Shumë

Aroma e pitalkës që tradicionalisht përcjell darkat e Ramazanit në Prizren

Asgjë nuk mund të krahasohet me aromën e pitalkës kur bie muzgu i mbrëmjes dhe je duke ecur pranë furrave të bukës nëpër qytet...

Komuna e Malishevës nënshkruan marrëveshje për mbështetjen e fermerëve me pajisje bujqësore

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi që synon mbështetjen e fermerëve në këtë komunë. Sipas tij,...

Lajmet e Fundit