Tayna drejt finalizimit të duetit me Flori Mumajesin

Rep-artistja Tayna është një prej emrave më aktiv me këngë të reja, e cila këto ditë po punon për disa të tjera, shkruan lajmi.net.

Me anë të disa postimeve në Instagram, artistja ka bërë të ditur se po finalizon duetin e shumëpritur me Flori Mumajesin.

Por, derisa po punon për këtë projekt, ajo tha se nesër (e premte) do të xhirojë klipin e këngës së re dhe se është shumë e motivuar.

“Duke edituar një video, një tjetër xhirohet nesër. Nuk ndalem, nuk do të ndalem. Këtë vit ndjehem më e motivuar se kurrë”, ka shkruar Tayna.

 

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit