10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Nga 30 euro për të gjithë përfituesit e skemave sociale e pensionale që marrin pagë deri në 100 euro

Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhjen e 25-të në mënyrë elektronike.

Në njoftimin nga kryeministria, theksohet se janë bërë disa ndryshime tek ata që përfitojnë nga pakoja fiskale.

Aty theksohet se përfitues të shumës prej 30 euro janë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që marrin pagesë mujore me vlerë deri në 100 euro. Kujtojmë se deri tash ka qenë për ata që marrin deri 70 euro.

Ndryshimi tjetër përcakton se përfitues të mbështetjes financiare do të jenë shoqëritë tregtare edhe punëdhënësit e tjerë.

Përmes një njoftimi për media, theksohet se qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar dokumente, vendime dhe politika nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Sipas njoftimit nga kryeministria, vendimi i parë i miratuar nga Qeveria në këtë mbledhje ka qenë për vazhdimin e mandatit të Edi Gusia në pozitën e Kryeshefes Ekzekutive të Agjencisë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit edhe për një mandat tre vjeçar.

“Në vijim ka marrë miratimin edhe vendimi për themelimin e Komisionit Disiplinor lidhur me rastin e Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar. Vendimi është miratuar në bazë të kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë me arsyetimin se janë gjetur fakte për keqmenaxhimin, paaftësinë profesionale dhe shkeljeve flagrante të kritereve ligjore ose të mosplotësimit të kritereve ligjore gjatë përzgjedhjes së Rrahim Ramës në këtë pozitë”, thuhet në kumtesë.

Tutje, theksohet se qeveria ka miratuar Udhëzimin Administrativ për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ për Masat e Veçanta për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme të Përbashkët në emër të dy bashkëshortëve.

“Me ndryshimet dhe plotësimet që ofrohen në këtë Udhëzim Administrativ rregullohet mënyra dhe ofrohen mundësi stimuluese për regjistrimin e pronës edhe në emër të gruas si bashkëpronare dhe të sigurojë pjesëmarrjen e barabartë të gruas në të drejtën e pronës si e drejtë themelore e garantuar edhe me Kushtetutën e Kosovës”, theksohet në kumtesë.

Në këtë mbledhje, gjithashtu është miratuar vendimi për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për Gjuhët e Huaja në Programin e Studimit të Ciklit të Dytë dhe të Tretë.

“Në rekomandimin për shfuqizim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit thuhet se ky Udhëzim Administrativ nuk ka bazë në Ligjin për Arsimin e Lartë të Republikës së Kosovës dhe se i njëjti nuk është hartuar në pajtim me fazat procedurale të hartimit sipas Rregullores së Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar nismën për negociimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Komisionit Evropian për “Marrëveshjen e Prokurimit të Përbashkët për Prokurimin e Kundërmasave Mjekësore”.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr. 01/19 të datës 30.03.2020 për Pakon Emergjente Fiskale që përcakton saktësisht përfitimet dhe përfituesit nga kjo pako.

“Ndryshimet dhe plotësimet e aprovuara të këtij vendimi përcaktojnë se përfitues të shumës prej 30 euro janë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që marrin pagesë mujore me vlerë deri në njëqind (100) euro; ndryshimi tjetër përcakton se përfitues të mbështetjes financiare do të jenë shoqëritë tregtare edhe punëdhënësit e tjerë. Në fund, ndryshimet e vendimit përcaktojnë se përfitues të mbështetjes financiare janë stafi mjekësor dhe ai mbështetës (mjekët, infermierët dhe personeli tjetër i ekspozuar ndaj rrezikut).

Po ashtu, në këtë mbledhje u shqyrtua dhe miratua edhe Raporti i vlerësimit të përshtatshmërisë së Sistemit të financimit të Komunave për vitin 2019. Vendimi gjithashtu obligon Ministrinë e Financave dhe Transfereve që të adresojë dhe mbikëqyrë rekomandimet e këtij raporti.

Me vendimin e miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës është themeluar Komisioni Disiplinor për shqyrtimin e rastit të Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Integrimit Evropian, në këtë përbërje:

Haki Abazi, Zëvendëskryeministër, kryesues;

Xhelal Sveçla, u.d. Ministër i MPBAP, anëtar;

Emilija Redžepi, Ministre e MAPL, anëtare;

Naim Bardiqi, Sekretar i Përgjithshëm i MSH, anëtar;

Edi Gusia, Kryeshefe Ekzekutive në ABGJ, anëtare.

Tutje, në komunikatë theksohet se ka marrë miratimin e Qeverisë edhe Nisma për lidhjen e “Marrëveshjes për heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare” ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Saint Lucia. Marrëveshja do të lehtësojë udhëtimin ndërmjet dy shteteve për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare të të dyja vendeve.

Qeveria e Republikës së Kosovës, pas shqyrtimit ka aprovuar Nismën për negocimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve, dhe Bankës Botërore “Për Projektin Nxitja dhe Levimi i Mundësive për Sektorin e Ujit”.

Më Shumë

Hapet konkursi për Kryeshef Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Hidroregjioni Jugor” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SH.A. ka shpallur një konkurs publik për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv. Kjo pozitë ka përgjegjësi të rëndësishme në menaxhim...

Sot moti me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Moti sot në Kosovë parashikohet të jetë me diell dhe po ashtu edhe me vranësira. Siç bën të ditur Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht...

Lajmet e Fundit