31.8 C
Prizren
E diel, 21 Korrik, 2024

Nis projekti për rregullimin e infrastrukturës në pikën turistike në Nashec

Prizreni mbetet gjithashtu një destinacion i veçantë për turistët. Për t`ia shtuar këtij qyteti mundësitë për rritjen e turizmit, 250 mijë euro do të investohen në rregullimin e shtratit të lumit dhe infrastrukturës përcjellëse në Pikën Turistike të Nashecit. Projekti pritet të përfundojë brenda dy viteve.

Nostalgjia i mbërthen banorët e Nashecit të Prizrenit, sa herë që kujtojnë kohën kur në këtë fshat, dikur kishte vizitorë.

“Nuk ke mundur me kalu, aq shumë që ka pas pjesëmarrës, edhe fëmijë edhe pleq. Këtu ka qenë pushimorja, nuk ke pas gjë më të mirë e ma sevda”, tha Muharrem Qunaj, banor i Kojushit.

Të tjerët kanë kujtime edhe më të veçanta.

“Vajzat më herët kur kanë shku nuse, qenisshin. Kur kanë dëgjuar për një model të mirë edhe pse ka qenë larg fshatit, kanë shku e kanë marrë e kanë pru në shpi. Kjo është një plus që i jep fshatit tonë edhe të tjerëve që kanë me ardhur këtu me vizituar, sepse ky fshat gjithmonë ka qenë atraktiv dhe turistik”, theksoi Misin Krasniqi, banor i Nashecit.

Komuna e Prizrenit filloi projektin për rregullimin e infrastrukturës në pikën turistike të Nashecit.

Banorët e kësaj ane thonë se për rivitalizimin e këtyre vendeve turistike, duhet të merren modele edhe nga rajoni, pasi kohë më parë këtu kishte shumë vizitor.

Nasheci është i njohur edhe për burime natyrale të ujit, por I mungojnë 600 metra rrugë e asfaltuar.

“Këtu kanë ardhur e kanë marrë ujë të freskët, ujë të gurrës. Edhe kjo pjesë e kësaj rruge që është dikund rreth 600 metra duhet me u shtru me kubëza , me u lidh me këtë parkun këtu. Më së shumti qytetarët kanë me shiju këtë bukuri sesa banorët e Nashecit”, tha për RTK-në Shukri Quni, përfaqësues i Nashecit.

E një problem tjetër është edhe ndotja e Drinit të Bardhë nga ujrat e zeza. Për këtë, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj pret investime nga donatorët.

“Është identifikuar si problem, mirëpo, është projekt i cili ka vlerë milionëshe. Për momentin po e shihni se jemi në restriksion të përkrahjes financiare për shkaqe të zhvillimeve të politikave nacionale. Por, po shpresoj që do të tejkalohen, do të kthehen të gjitha agjencitë e jashtme dhe ne në bashkëpunim me ta do të kërkojmë zgjidhje edhe për këtë problem që është shumë i rëndësishëm”, tha Totaj.

Sidoqoftë, projekti i drejtorisë së turizmit që nisi për zonën turistike të Nashecit, kap vlerën e 250 mijë eurove dhe pritet të përfundojë brenda dy viteve. Parashikohet rregullimi i shtratit të lumit me infrastruktura përcjellëse.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Më Shumë

Shaqiri mund të rikthehet në Basel

Xherdan Shaqiri mund të rikthehet në Basel, aty ku u formua si lojtar profesionist. “Mendoj se nëse të dyja palët duam me të vërtetë kalimin...

Arrestohen tre të dyshuar në Prizren për kanosje dhe përdorim të armës

Stacioni Policor Prizren Veri ka pranuar një informatë se në lagjen Arbana në Prizren ka ndodhur një rast kanosjeje me armë. Sipas informacioneve të policisë,...

Lajmet e Fundit