16.8 C
Prizren
E premte, 22 Shtator, 2023

Disa fshatra të Prizrenit do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka bërë të ditur sot se do të ketë reduktime të furnizimit në disa fshatra të Prizrenit.

Sipas njoftimit të kësaj kompanie, për shkak të shpenzimit enorm të ujit të pijes në këtë periudhë, pikat më të larta të konsumatorëve nuk po arrijnë të kenë furnizim me ujë.

“Me qëllim të sigurimit të ujit edhe për pikat e larta jemi të detyruar të aplikojmë reduktime të furnizimit për këto fshatra të Komunës së Prizrenit; Piranë, Retijë, Retijë e Ulët dhe Qëndresë”, thuhet në njoftim.

Uji do të reduktohet çdo mbrëmje nga ora 23:00 deri në ora 6:00 të mëngjesit.

Tutje u bë e ditur se kjo gjendje do të vazhdojë deri në përmirësim të situatës me furnizim.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: info@renelualtahiri.com

Web: www.renelualtahiri.com

Tahiri: Kurti fajëson të gjithë, një arsyetim i mirë për të bërë asgjë

Ish kryenegociatorja e dialogut, Edita Tahiri, ka thënë se Kurti po i bën të gjithë fajtorë, qeveritë e kaluara, Amerikën, BE-në, Macronin, ndërmjetësuesit e...

U përplas me Rusinë për Kosovën, Rama vjen me një mesazh tjetër nga OKB-ja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një fotoalbum të momenteve të djeshme në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të...

Lajmet e Fundit