8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Nisma në Prizren: LSHP-ja mbetet ngjarja më kulmore e popullit shqiptar

Nisma Socialdemokrate në Prizren, vlerëson se, 10 Qershori i vitet 1878, mbetet ngjarja më kulmore e popullit shqiptar.

“Lidhja e Prizrenit ishte ngjarja më kulmore e popullit shqiptar për pavarësi, e cila vazhdoi si rezistencë nga shumë breza dhe që kulmoi me luftën e lavdishme të UÇK-së, e cila me 12 qershor të vitit 1999 triumfalisht marshoi në qytetin e krenarisë shqiptare ku përfundimisht i dha fund sundimit shekullorë sllav në tokat tona”, thuhet në komunikatën e Nismës.

“NISMA Socialdemokrate – dega në Prizren, konsideron se Qershori në Prizren, është më i veçantë, pikërisht për shkak të këtyre dy ngjarjeve me vlera sublime për Kombin shqiptar në përgjithësi”.

“Me rastin e 143 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit si dhe 12 qershorit, ditës së Çlirimit të Prizrenit, NISMA – Dega në Prizren i uron të gjithë qytetarët, duke shpresuar që këto festa do të na motivojnë edhe më shumë për punën dhe angazhimet e përgjegjëshme në shërbim të vendit dhe të qytetarëve”.

“Tani na mbetet që të punojmë fuqishëm në ndërtimin e vendit tonë në mënyrë që të jetësojmë amanetin e të gjithë atyre që trasuan rrugën drejtë shtetësisë së Kosovës, duke dhënë më të shtrejtën e tyre, jetën”.

Më Shumë

Vetaksident i rëndë trafiku në Prizren (video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues të Sinjalit...

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Lubizhdës së Hasit

Në Lubizhdë të Hasit, të premten është mbajtur manifestim përkujtimor në nderim të 14 dëshmorëve dhe 40 martirëve të këtij lokaliteti. Familjarë të dëshmorëve...

Lajmet e Fundit