9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

IPK rekomandon suspendimin e policit që arrestoi Faik Fazliun në Prizren

Për rastin e arrestimit të Faik Fazliut, IPK ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor dhe është duke hetuar të njëjtin me dyshimin se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Sipas komunikatës për media nga IPK, rasti i referohet një reagimi policor në Prizren dhe pamjeve të publikuara në media gjatë inspektimit për zbatimin e masave anti-COVID në një lokal në Prizren në rrugën “Tranziti i ri” në mbrëmjen e datës 06.06.2021.

“IPK në këtë rast ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor dhe është duke hetuar të njëjtin me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’”, thuhet nga IPK.

Inspektorati Policor i Kosovës ditë më parë ka pranuar ankesën e Faik Fazliut bashkangjitur me raportin mjekësor, lidhur me pretendimet e tij ndaj zyrtarit policor dhe eprorit të policisë së Prizrenit, në ditën kur u arrestua në një lokal në Prizren.

Ish-kreu i OVL UÇK-së, Faik Fazliu, ka mohuar se ka kanosur zyrtarin policor, madje thotë se as nuk e ka shikuar.

Ai shprehet i habitur se pse u arrestua. Gjithashtu thotë se është kërcënuar tri herë nga eprori i Policisë në Prizren me fjalët “çka hamomi po lyp në Prizren”, teksa ndodhej në stacionin policor

Më Shumë

Dyshohet për tejkalim të autorizimeve policore, IPK rekomandon suspendimin e rreshterit policor në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren, pas dyshimeve për tejkalim të autorizimeve...

Guardiola me çdo kusht e dëshiron transferimin e Musialas

Pep Guardiola raportohet se ka vendosur për objektivin kryesor të afatit kalimtar veror për Manchester Cityn. “The Guardian” raporton se City pritet që të bëjnë...

Lajmet e Fundit