7.9 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

NISMA zyrtarizon kandidatin për të parin e Prizrenit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, me bashkëpunëtorë të kryesisë qendrore sot kanë qëndruar në qytetin e Prizrenit, ku janë takuar me strukturën e re drejtuese të degës së Nismës në Prizren.

“Në këtë takim, temë kyçe e diskutimit ka qenë përgatitja për zgjedhjet lokale, më ç‘rast edhe u zyrtarizua Zafir Berisha, si kandidat për kryetar të komunës së Prizrenit, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në muajin tetor të këtij viti, ka shkruar Nisma në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.

Gjithashtu, aty shkruan se, dega e Nismës në Prizren tashmë janë edhe në fazën e caktimit të kandidatëve për asamble komunale.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i ka uruar suksese kandidatit për kryetar të Prizrenit dhe gjithë strukturës socialdemokrate në këtë komunë, për përkushtimin e madh që kanë treguar dhe ka kërkuar një angazhim edhe më të madh në mënyrë që qytetarët atje, pas zgjedhjeve të tetorit të kenë një qeverisje lokale që bënë ndryshime pozitive për Prizrenin dhe qytetarët që jetojnë dhe veprojnë aty.

 

Më Shumë

Policia në Prizren vetëdijeson nxënësit për rreziqet e internetit

Në kuadër të zbatimit të “Strategjisë së Policimit në Bashkësi dhe të Udhëhequr nga Inteligjenca”, Policia sektoriale nga Stacioni Policor në Prizren, të hënën,...

Afati kushtetues po afrohet, Abrashi: LVV s’i ka votat për presidentin, opozita po e mban peng procesin

Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka përcaktuar afatin për zgjedhjen e presidentit të vendit, partitë politike nuk kanë arritur ende një marrëveshje konkrete...

Lajmet e Fundit