31.8 C
Prizren
E enjte, 15 Korrik, 2021

Gazeta franceze në vitin 1989: Reagimi i Kadaresë ndaj shkrimtarit serb mbi origjinën e shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja, Francë – 20 Qershor 2021

“Le Monde Diplomatique” ka botuar, në tetor të 1989, reagimin e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare ndaj shkrimtarit dhe politikanit serb Vuk Drashkoviç mbi origjinën e shqiptarëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Origjina e shqiptarëve

Burimi : Le Monde Diplomatique, tetor 1989, f.2
Burimi : Le Monde Diplomatique, tetor 1989, f.2

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare jep disa detaje mbi origjinën e shqiptarëve pasi lexoi artikullin e z. Vuk Drashkoviç mbi “marrëdhëniet serbo-shqiptare”, i cili u botua në numrin tonë të prillit të kaluar :

Unë thjesht dua të ndalem në këtë fragment të z. Vuk Drashkoviç “Asnjë shkencëtar serioz në botë nuk e mbështet pohimin e nxjerrë nga Tirana dhe Prishtina (kryeqyteti i Kosovës) pa asnjë provë mbështetëse, sipas së cilës ilirët janë paraardhësit e shqiptarëve.”

Me sa duket z. Vuk Drashkoviç duke besuar se njohja e botës fillon dhe mbaron në këtë vepër, injoron ose mbyll sytë për të mos parë, se shqiptarët, nën emrin e shqiptarëve, dhe një nga qytetet e tyre, Albanopolis, përmenden që në shekullin e dytë në shkrimet e Ptolemeut.

Aq më pak është i vetëdijshëm se autoritetet më të mëdha shkencore të botës kanë folur për autoktoninë dhe origjinën ilire të shqiptarëve. Unë do të citoja ndër të tjerët gjermanët Gottfried Leibniz (1705), Johann Thunmann (1774), Ritter von Xilander (1835), Franz Bopp (1850), Jakob Fallmerayer (1857), J. von Hahn (1870), Paul Kretschner (1896), Norbert Jokl (shek. XX), Maximilian Lambertz (shek. XX) etj., Për të vazhduar me anglezët William Leak dhe Stewart Mann, danezin Holger Pedersen, italianin Angelo Masci, austriakët G. Mayer, H. Olberg dhe R. Solta, francezin A. Ducellier dhe shumë të tjerë, për të arritur te kroatët Milan Sufflay (Shuflaj) dhe Radoslav Katiçiç dhe jugosllavi Aleksandër Stipceviç.

Por z. Drashkoviç pretendon (mendon) se ka zbuluar në Enciklopedinë Sovjetike një studiues azerbajxhanas, R. B. Gueiouchev, i cili mbështetet në një tezë të vjetër, në asnjë mënyrë shkencore, por letrare dhe fantazuese, e hedhur poshtë prej kohësh, sipas së cilës, meqenëse ekziston në Kaukaz një vend i quajtur AIbania, thuhet se shqiptarët janë prej andej. / KultPlus.com

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-monde-diplomatique-1989-reagimi-i-shkrimtarit-te-madh-shqiptar-ismail-kadare-ndaj-shkrimtarit-dhe-politikanit-serb-vuk-drashkovic-mbi-origjinen-e-shqiptareve/?fbclid=IwAR2JGUy6r1hAwhQEZswYXkDpuNS1am-ORbFZIgkdP1FR5E9sVXDVIJ8Fc5A

 

Më Shumë

Ministria e Bujqësisë pranon se kanabisi në serat e domatave është mbjellë me leje të Policisë

Ministria e Bujqësisë u detyrua të heqë një video, ku duken disa bimë të dyshuara si kanabis në mes të perimeve të tjera në...

Në këtë vend temperaturat arritën deri në 54 gradë celcius

Deri në 54 gradë celsius kanë arritur temperaturat në Kaliforni. Shtetet perëndimore amerikane përballen me temperatura përvëluese. Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi një paralajmërim për...

Sot, dita më e nxehtë e javës

Mot i nxehtë dhe me vapë do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë së mërkurës e së enjtes.   Sot pritet të jetë maksimumi i temperaturave...

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së, ky është numri i rasteve të reja me COVID-19

  Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe...

26 vjet nga masakra e Srebrenicës

Bosnja e Hercegovina sot shënon 26 vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Kjo masakër është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë...

Zjarri shkrumbon sipërfaqe të mëdha të tokave bujqësore në Dubravë të Suharekës

Sot rreth orës 14:30 një zjarr i madh ka përfshirë disa hektarë të mbjella në fshatin Dubravë të Suharekës. Dëshmitarët okularë të rastit thonë për...

Laporta: “Marrëdhëniet me Messin po zhvillohen në mënyrë progresive

Bisedimet në mes Lionel Messi dhe Barcelonës për një kontratë të re po përparojnë në mënyrë adekuate, sipas Joan Laporta. Fituesi i Topit të Artë...

Pas 25 vjetësh burri i tregon sekretin gruas: Ma prenë damarin mashkullor dhe nuk bëj fëmijë

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, tek E Diela Shqiptare ka qenë një çift bashkëshortësh, Besnikja dhe Xhevdeti të cilët prej dy vitesh janë ftohur...

I moshuari në Rahovec qëndroi për disa orë i vdekur në furgon derisa u gjet nga familja

Avdyl Elshani, 76-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një furgon në Rahovec.  Persona të afërt me familjen e viktimës në kushte anonimiteti thanë për Sinjalin...

Rahovec, arrestohet një person pasi keqtrajtoi prindërit

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është arrestuar një person pasi që dyshohet se ka keqtrajtuar dy prindërit e tij. Nuk është raportuar për...

Angelina Jolie kapet mat me këngëtarin e famshëm

Angelina Jolie dhe The Weeknd janë kapur sërish mat në një koncert privat në Los Angeles gjatë fundjavës. Aktorja dhe këngëtari kanadez po përfliten...

Shokon legjenda e Argjentinës: Edhe po të fitoj Messi katër kupa të Botës, nuk do të jetë asnjëher më i mirë se Maradona

Pritja e gjatë e Lionel Messit për një trofe të rëndësishëm, më në fund u shndërrua në realitet fundjavën e kaluar. Maestro i vogël argjentinas...

Diaspora e gatshme t’i japë kredi Qeverisë

Qeveria e Kosovës ka filluar të ofrojë bono të Thesarit për diasporën, me qëllim të orientimit të fondeve të diasporës në financime që mundësojnë...

Adelina nuk di të ndalet, poston fotot s*ksi me bikini

Këngëtarja Adelina Tahiri ka nisur pushimet në plazh së bashku me bashkëshortin e saj. Dhe ajo ka ndarë disa poza joshëse me ndjeksit në rrjetet...

LDK-ja në Prizren kritikon pushtetin lokal për vonesat në dezinsektim të ambientit

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Prizren ka kritikuar pushtetin lokal për vonesat në realizimin e projektit për dezinsektimin e ambientit. "Qytetarët e Prizrenit janë...

Djelal Ferati ka përfunduar në prangat e Policisë së Shqipërisë në Morinë

Djelal Ferati, 38-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ka përfunduar në prangat e Policisë së Shqipërisë dhe së shpejti pritet të ekstradohet...

Lajmet e Fundit