13 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Një faqe turke në internet thotë se krimineli serb Arkan po lufton në Nagorno-Karabakh

Një faqe në gjuhen turke në Twitter ka postuar një foto, në të cilën pretendohet se është krimineli serb, Zheljko Raznatoviq, i njohur me nofkën “Arkan”.

Aty thuhet se ai po merr pjesë në luftimet në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit për enklavën e Nagorno-Karabakh.

Sipas faqes Derindusunce.org, Arkan – që zyrtarisht dihet se ka vdekur në një atentat që iu bë afër një hoteli në Beograd me 15 janar të viti 2000 – po lufton si mercenar, shkruan Insajderi.

Postimi për kriminelin serb që njihet për krimet në luftërat e Ballkanit, u larguar një orë pasi u postua.

Mediat serbe e kanë komentuar lajmin për Arkanin si një lajm të rremë.

Arkan ishte komandant i ushtrisë paramilitare serbe dhe shefi i Gardës Vullnetare Serbe gjatë luftërave në Jugosllavi.

Ai ishte në listën e Interpolit si një nga njerëzit më të kërkuar në Evropë për hajni, vrasje dhe krime të tjera.

Ai më vonë ishte akuzuar nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime për ish-Jugosllavinë, nën akuza për krime kundër njerëzimit.

Deri në vdekjen e tij, ai njihej si figura më e fuqishme e krimit të organizuar në Ballkan.

Në janar të vitit 2000 ai u sulmua në Beograd ku ishte plagosur dhe më pas vdiq nga plagët, para se të fillonte procesi gjyqësor kundrejt tij./Insajderi.com

Më Shumë

Arrestohet burri në Malishevë për dhunë në familje, policia i gjen edhe një armë

Një grua ka raportuar në polici se është rrahur nga bashkëshorti i saj mëngjesin e 1 majit. Rasti është raportuar se ka ndodhur në Malishevë...

Haxhiu bëri homazhe në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh të Suharekës:Serbia kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh, tha se ajo çfarë ka ndodhur para...

Lajmet e Fundit